Fitorja e Merkelit, reagime të dyzuara në Europën Lindore e Juglindore

"Një triumf për mbretëreshën e rreptësisë", - ishte kryetitulli i gazetes athinase "Ta Nea" të hënën (23.09.2013). Në faqen kryesore një fotomontazh me Angela Merkelin me kurorë të ulur fronin e artë duke qeshur e lumtur. Ndërsa gazeta konservatore "Eleftheros Typos" shkruan "për një triumf të Merkelit dhe markës gjermane". Kjo e fundit nënkupton suksesin e papritur të partisë "Alternativa për Gjermaninë", e cila u deklarua kundër eruos.
Ndërkohë që në Greqi nuk ka ndonjë gëzim të madh për suksesin e Merkelit, në sondazhet polake, Merkeli është politikanja e huaj më popullore. Në përkim me këtë preferencë, ishin edhe titujt e gazetave polake. "Merkel e pakonkurrueshme", "Merkeli shtrydh konkurrentët", "Gruaja më e rëndësishme e botës". Për Poloninë janë mjaft te rendesishme marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë.
Ndryshe nga Greqia dhe Polonia, në opinionin publik turk, diskutohet më pak për politikën dhe ekonominë, por për rolin e gjermano-turqve në Gjermani. Ministri turk për BE-së, Egemen Bagis shkruante në Twitter pas bërjes publike të fitores së Merkelit: "Zgjedhjet që zhvillohen sot në Gjermani, paraqesin një shans për motrat dhe vëllezërit tanë, të forcojnë pozicionin e tyre në Gjermani." Pas zgjedhjeve, agjencia turke Cihan dhe gazeta Hürriyet japin lajmin. "11 deputetë me origjinë turke futen në parlamentin gjerman". Kancelarja gjermane njihet për qëndrimin e saj refuzues për një anëtarësim të plotë të Turqisë në BE. (d.w.)
Add new comment