Fenomeni Merkel

Postuar në 25 Shtator, 2013 03:04

Ajo është tejet e kursyer me emocionet, fjalimet e saj nuk janë ngazëllyese. Por gjermanët kanë megjithatë një ndjenjë të mirë me Kancelaren e tyre dhe dëshërojnë shumë vazhdimësinë kur behet fjale per te. Jo pa arsye ajo shihet nga si nëna e kombit. "Angela Merkel ka tipare të nënës. Ajo i mban ku më shumë e ku më pak duart e saj mbrojtëse mbi Gjermaninë", - thotë Thomas Kirschmeier nga Instituti Rheingold për Deutsche Welle.

Megjithëse Angela Merkel nuk ka asnjë fëmijë, asaj i është vënë epiteti "mami", nga vetë partia e saj. Ky epitet fillimisht nuk thuhej aspak me dashamirësi. Kundërshtarë brenda partisë donin t'i vishnin asaj karakterista të një klloçke duke aluduar me të kaluarën e saj në lindje të Gjermanisë. Por ndërkohë epiteti "Mami" iu kthye kundershtareve ne bumerang dhe nisi te merrte ngjyrim pozitiv.

Tani si Kancelare në detyrë Angela Merkel është në kërkim të partnerëve të mundshëm për koalicion. Biografja e Merkelit nuk e sheh të mundshëm një koalicion me ekologjistët, por shton: "Angela Merkel ia ka dalë mbanë gjithë këto vite të na habisë" - thotë biografja e Merkelit, Jacqueline Boysen. a.n.

 

http://www.dw.de/fenomeni-merkel/a-17113998

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.