KiE “s’i ndahet 21 Janarit”: Të zbardhet deri në fund, provë vendimtare për drejtësinë shqiptare

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muižnieks në Tiranë, ka kërkuar vendosjen e drejtësisë për 21 Janarin.
“Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë: Autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjet e 21 janarit akoma nuk janë para drejtësisë. Ka të dhëna se hetimet nuk janë kryer si duhet, si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave duhet të vihen para drejtësisë. Jemi në pritje të përfundimit të çështjes gjyqësore për personat që vranë. Prokurori na informoi se edhe hetimi në lidhje me provat ende nuk ka përfunduar dhe na premtoi se do na informojë. Gjykata duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të kenë ndëshkueshmëri dhe personat përgjegjës të dënohen. Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje, pasi kjo është çështje provë si për prokurorinë, edhe për funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri”, ka thënë komisioneri i KiE, Nils Muižnieks.
Zh.
Add new comment