PDIU nuk duket dakord me zgjedhjen Rama-Meta për n/kryetar Kuvendi

Kandidatura e Vangjel Dules për nënkryetar të Kuvendit mori katër vota kundër dhe gjashtë abstenim. Votat kundër i përkisnin deputetëve të Partisë Drejtësië Integrim dhe Unitet, të cilët nuk votuan me elektronikë por me karton.
“PDIU dëshiron të sqarojë simbolikën e votës me karton në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi parlamentar i PDIU votoi kundër zgjedhjes së Vangjel Dules. Deputetët e PDIU-së vendosën të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules”, thuhet në sqarimin e PDIU-së. a.n.
Add new comment