Meta: Tanët janë të gjithë

Postuar në 26 Shtator, 2013 15:01

Ilir Meta ka dhene nje interviste per Klan Kosova. Intervistuesi Baton Haxhiu e pyet ndër të tjera: "Ju i keni thuajse të gjitha përvojat me njerëzit e politikës, ata që dikur kanë qenë mit apo të adhuruar, dhe në një farë mënyre kanë kaluar nëpër lëkurën tuaj. Iku Nano për faktin se nuk ishte dashamirës dhe nuk ishte njeri i cili bashkëpunonte. Vendosi kritere të ashpra karshi teje, ikën edhe gjithë të tjerët të cilët në një farë mënyrr mbajtën barrën e konfliktualitetit në Shqipëri. Si ju duket vetja tashmë mbi palët, teksa ditën e parë që ju kam parë në Kuvend keni kërkuar që ta qetësoni Shqipërinë nga armiqësitë?"

Përgjigjet Meta: Raportet e mia me aktorë të tjerë të politikës shqiptare, me z. Nano, me z. Berisha me z. Rama e me kolegë të tjerë, nuk i kam parë asnjëherë dhe nuk i shikoj në një plan personal. Përkundrazi, unë mendoj se të gjithë janë tanët, të ne shqiptarëve. Madje shkoj edhe më larg përveç dy figurave që ju shikoni këtu në zyrë, figura kyç për pavarësinë e Shqipërisë si Ismail Qemali dhe Isa Boletini, mendoj që edhe Ahmet Zogu është i yni, edhe Enver Hoxha është i yni pa asnjë diskutim edhe Sali Berisha e Fatos Nano e kështu me radhë. Dhe duhet të heqim dorë nga ajo kultura negative e rrënimit të figurave që ne kemi. E errësimit të aspekteve pozitive e evidentimi të negativiteteve thjesht për qëllime të politikës të ditës. a.n.

 

Një version word i intervistës:

http://gazetadita.al/meta-nese-berisha-nuk-do-ishte-terhequr...

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p><em>Si ju duket vetja tashmë mbi palët, teksa ditën e parë që ju kam parë në Kuvend keni kërkuar që ta qetësoni Shqipërinë nga armiqësitë</em>?&quot;</p><p><strong>Meta:</strong> Raportet e mia me aktorë të tjerë të politikës shqiptare, me z. Nano, me z. Berisha me z. Rama e me kolegë të tjerë, nuk i kam parë asnjëherë dhe nuk i shikoj në një plan personal por i shof ne planin ekonomik dmth sa para do fitoj me Edi, sa minsitri do marr me Saliun, sa vjet kryeminister do behem ne aleance me Nanon. Përkundrazi, unë mendoj se të gjithë janë tanët, të ne shqiptarëve dmth vjedhim sa vjedhim por tanet jane... Madje shkoj edhe më larg përveç dy figurave që ju shikoni këtu në zyrë, figura kyç për pavarësinë e Shqipërisë si Ismail Qemali dhe Isa Boletini, mendoj që edhe Ahmet Zogu është i yni, edhe Enver Hoxha,e deh Esat Pasha dhe Hamza Kastrioti. pra&nbsp;&nbsp;është i yni pa asnjë diskutim edhe Sali Berisha e Fatos Nano e kështu me radhë deri tek Naco Plsamasi. Dhe duhet të heqim dorë nga ajo kultura negative e rrënimit të figurave që ne kemi suic beri Dritan Prifti me mua me videon e montuar nga Filip Cakalli. E errësimit të aspekteve pozitive e evidentimi të negativiteteve thjesht për qëllime të politikës të ditës qe behn ne orat e vona te nates...&nbsp;nderkohe qe LSI vjedhjet i ben diten kurse Filipi i Topit i nxjerr videot nates...kjo nuk e ndihmon Integrimin ne Evrope...</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Ketu ka plotesisht te drejte. Boll duke share te tanet dhe duke u pergjeruar per te huajt. Duhet te zene vendin e tyre te vertete ne histori edhe Zogu, edhe Enveri e te tjere. Jo duke i idealizuar, as duke i ngjyer ne te zeze, por duke iu permendur te mirat dhe te keqijat e tyre. Dikur Enverin e qane me kuje duke share me nene e babe Zogun. Sot shajne me nene e babe Enverin dhe lavderojne pa hesap Zogun. Keto veprime jane pasoje e politikaneve&nbsp;egoiste qe kane udhehequr Shqiperine gjate ketyre 100 vjeteve pavaresi. Duhet te ndryshoje kjo praktike.. Edhe Auron Tare, nese nuk gaboj, pati te drejte kur propozoi&nbsp; krijimin e nje panteoni te figurave dhe personaliteteve shqiptare. Perveç udheheqsve politike, une aty do veja edhe Naim Frasherin, Cajupin, Bogdanin, Mihal Gramenon, etj etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.