Kriza italiane, sipas shtypit botëror, rrezik i lartë dhe për Europën

Italia është përsëri mes hallesh. Berlusconi ka detyruar ministrat e tij të japin dorëheqje, duke e futur qeverisjen në krizë. Arsyeja që Berluskoni jep është “shqetësimi për rritjen e TVSH-së, por Letta thotë se ishte “një gjest i çmendur [i Berluskonit] për të mbuluar hallet e veta”. Grillo, nga ana tjetër, ia vë fajin Napolitanos dhe i kërkon të dorëhiqet.
Shtypi botëror e sheh me shumë shqetësim, nënvizimi i të gjithëve është: Italia zhytet në kaos.
Financial Times fokusohet në rreziqet financiare sidomos pas "zërave" të cilët që javën e kaluar spekulonin për një zhvlerësim të ri për Italinë nga ana e agjencive të vlerësimit. Letrat me vlerë italiane janë në rrezik të lartë. Rreziku ëshët i madh si për Europën dhe Italinë.
NEW YORK TIMES vë në dukje se "larja e hesapeve" shkaktoi ikjen e ministrave të ekzekutivit dhe se Berluskoni mund të përfaqësojë një rrezik për "stabilitetin politik".
Në Gjermani DER SPIEGEL shkruan se “Qeveria italiane ka gjasë të bjerë, dhe se koalicioni varet nga një fije ndërsa shihen të gjitha shenjat e krizës”
BILD AM SONNTAG, shkruan se qeveria e Kryeministrit Enrico Letta "kërcënon të prekë fundin. Arsyeja - mos harroni - është diskutimi mbi rënien e afërt të Berluskonit nga Senati pas një dënimi për evazion fiskal.
Në Britani, THE OBSERVER shkruan se "Italia ka rënë në kaos, me Berluskonin i cili tërhoqi ministrat nga koalicioni". THE INDEPENDENT shkruan se Letta do tentojë të ribëjë koalicionin për të vazhduar reformat.
ne.su.
Comments
Berluskoni asht nji Duçe i

Berluskoni asht nji Duçe i dyte.

Duce, Duce tu sei la luce!

Duce, Duce tu sei la luce!

Ha,ha,ha.

Ha,ha,ha.

Faji eshte i popujve, pasi

Faji eshte i popujve, pasi sjellin dhe mbajne ne pushtet batakçinj si Berluskoni, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta etj.

Add new comment