Ç'po bëjnë aleatët e Ramës?

Aleatët: Gjinushi, i heshtur; Milo, pothuajse i heshtur; Artur Dojaka, një ‘gjithë-vlerësues’ i qetë; Petro Koçi, e justifikon; Dule, i përfshirë nga ‘kodi i heshtjes’; Ngjela: “Do e shikojmë”, Gjet Ndoj është ‘zhdukur’...
Në një speciale sot, Dita analizon marrëdhëniet e Ramës me aleatët, si një marrëdhënie ku ata nuk duhen lënë të rrëshqasin. Nuk ka asnjë përparim realizimin e marrëveshjes që aleatët nënshkruan dy muaj para zgjedhjeve me Ramën, por Bledar H.Prifti mendon se “Rama mund t’i bëjë të mos ndjehen të braktisur apo, aq më keq, të tallur. Dhe kjo bëhet duke parë nga e ardhmja, duke mbajtur si aleatin e ri ashtu edhe atë të vjetrin, ose më saktë, duke u bërë i sigurtë që e nesërmja të mos të gjejë pa aleatë.”
Është akoma më interesante e parë me syzet e LSI. Ata, e quajnë veten “më vete”.
LSI-në mund ta pyesësh pak për veten dhe shumë për të tjerët. Luan Rama e reflekton qartë këtë në prononcimin për Ditën: “Ne kemi marrëveshjen e Shkodrës, jemi në marrëdhënie bilaterale me PS-në por mendoj që edhe aleatët e tjerë e tjerë nuk do mbeten pa u vlerësuar. Por siç e dini kryeministri prej disa ditësh nuk ndodhet në Shqipëri” – u është përgjigjur ai gazetarëve Xhevdet Shehu dhe Erion Habilaj. Ndërsa Petrit Vasili thotë se “Në radhë të parë, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me LSI-së. Ajo është një marrëveshje që Rama e ka bërë me aleatët e partive të tjera në koalicion...” Dhe vazhdon me konsideratë për punën e tyre, flet për axhendën e Kryeministrit jashtë shtetit, dhe beson se nuk do mbeten pa vlerësuar...
k.c.
e plotë:
Comments
Ja futi gishtin Ed Rama
<p>Ja futi gishtin Ed Rama opozitarve te vertete te 8 vjet qeverisjes kriminale te PDse. Paradoksale por e veretet qe marrveshja e ngjalave te Lalez dhe pakti i turpshem i 1 Prillit, i nxorri perfundimisht jashte loje, Gjinushin, Ngjelen, Kocin, Milon shto ketu edhe difektet e kodit qei kishin ne disfavor. Me paradoksale eshte fakti qe ish pozita e djeshme, ose e thene ndryshe paterica e Saliut, LSI e hajdutit Meta, eshte aleati "strategjik" i Rames...Kjo eshte me skandalozja e pare edhe ne optikene 21 janarit ku zerat me kritike se vete Rama ishin politikane te klasit te larte Gjinushi dhe Ngjela te cilet Rama per 8 vitet e fundit i la jashte parlamentit...</p>
Add new comment