Anarkistë apo parimorë?

Kritikët i quajnë “anarkistë” dhe i akuzojnë për “terroizëm politik”. Mbështetësit, në anën tjetër, thonë se janë parimorë. “Ata” janë një grup prej 80 ligjvënësish republikanë në Kongres, agjenda konservatore e të cilëve ka hedhur rërë mbi mekanizmat e qeverisë dhe ka ndezur luftë të hapur brenda partisë së tyre.
Më 30 shtator, ky bllok i fuqishëm ka bërë që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të mos miratojnë ligjin për shpenzime të qeverisë.
“Në mesnatën e së martës, për herë të parë në 17 vjet, republikanët në Kongres kanë vendosur të mbyllin qeverinë federale. Më lejoni të jem më specifik: një fraksion i një partie në njërën dhomë të Kongresit ka mbyllur pjesë të mëdha të qeverisë, vetëm pse nuk e ka pëlqyer një ligj”, ka thënë Obama.
Grupi parlamentar i Tea Party është një grup i republikanëve shumë konservatorë.
Përçarja që ka nisur midis dy fraksioneve të republikanëve, nga disa cilësohet si luftë për shpirtin e partisë. Në njërën anë janë figurat e larta si McCain, i cili ka thënë se ekstremistët e Tea Party janë “zogj të çmendur”, ndërsa në anën tjetër janë ligjvënësit e rinj, si senatori Rand Paul, i cili beson se “Partia Republikane është një enë bosh që duhet mbushur me vlera.
Revista “The New Yorker” e ka cilësuar këtë grup si “vetëvrasës” për taktikat e pazakonta politike. a.n.
Add new comment