Prishtina tërhiqet: Zyrtarët serbë mund të shkojnë në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore

Pas deklaratave të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic se do të ndërpresë pjesëmarrjen në bisedimet me Kosovën, nëse Prishtina nuk lejon vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë gjatë fushatës për zgjedhjet komunale qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Më parë burime zyrtare të kësaj qeverie ishin shprehur se nuk do lejoheshin vizita të tilla. Këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku ka thënë sot se “si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm. Nuk ka ndonjë vendim të tillë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka në fuqi procedurat për vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë në Kosovë, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen”. Sipas tij, kjo nënkupton që “çdo kërkesë e zyrtareve të Serbisë e cila iu drejtohet autoriteteve të Kosovës për të marrë leje për të vizituar Kosovën do të trajtohet në mënyrë individuale dhe varësisht nga rrethanat dhe situata, dhe duke i marrë parasysh kriteret që janë në fuqi do të jepen përgjigje relevante”. Re.Pu.
Add new comment