Të zgjedhurit e Bashës

Postuar në 03 Tetor, 2013 02:06

Një ndër provat e para të Lulzim Bashës si kryetar i PD, ishin njerëzit që ai duhej të zgjidhte, që duhej të përfaqësonin në në një anë imazhin e opozitës së re dhe më anën tjeter edhe deshmonin se si do të ishte partia e drejtuar prej tij - shkruan autori Vladimir Karaj ne te perditshmen MAPO. Dhe ka mendimin qe tre nga emërimet kryesore ndërkohë nuk ja dalin të përcjellin ndonjë mesazh dhe për më tepër duket sikur e turbullojnë atë.

"...Përzgjedhjet janë mediokre (mund të shënoni këtu edhe sinonime të kësaj fjale: të zakonshme, mesatare apo jofrymëzuese) dhe pak o gjë që mund të bëjë të shpresosh është mundësia e hapur se ato janë të përkohshme dhe do të zëvendësohen pas zgjedhjeve të brendshme në parti ku edhe do të ketë një pamje më të qartë të asaj se si do të jetë PD-ja e re e drejtuar prej Bashës. Madje përzgjedhjet nuk ja dalin të garojnë në lajme as me drejtorat që po emëron në grup shumica. Kjo e fundit përtej premtimeve për transparencë dhe konkurse vijon të emërojë pa zbatuar asnjë nga këto premtime dhe pa shpallur deri më tani qoftë edhe një konkurs për vendet vakante. Të tre personazhet, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho apo sëfundmi nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo edhe pse të njohur publikisht nuk duket se përcjellin diçka më shumë se mesatarja. Ata nuk janë as simbole të PD që drejtohej nga Sali Berisha dhe as fytyra të reja që do të rivitalizonin opozitën - shkruan Karaj. a.n.

 

http://mapo.al/2013/10/01/emerimet-e-para-te-bashes-mediokre/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.