Rowan Atkinson është konvertuar në fenë islame?

Postuar në 03 Tetor, 2013 09:02

Ditët e fundit në rrjetet sociale të huaja po qarkullon lajmi se komediani i njohur britanik, Rowan Atkinson, i njohur si Mr.Bean, është konvertuar në fenë islame.

Sipas disa burimeve të bazuara në kontaktet e Sheikh Rashid Ghannouchi dhe lëvizjes Nahda, këta i kanë dërguar një telegram urimi Mr.Bean-it, duke e quajtur atë të qëndrueshëm në rrugën e së drejtës dhe njëherësh duke informuar se do të dërgojë një mision zyrtar për ta përgëzuar atë. Ky burim tregon se marrëdhënia mes Sheikh Rashid Ghannouchi dhe Mr.Bean-it ka qenë e shkëlqyer më parë në Londër.

Shkak i konvertimit të tij në fenë islame sipas këtij burimi thuhet të jetë filmi fyes ndaj profetit Muhammed, pas të cilit ai mësoi historinë e mësuesit të njerëzimit dhe e besoi thirrjen e tij.

Lajmi mbetet ende në kuadrin e hipotezave, pasi pritet konfirmimi i vetë aktorit apo familjarëve të tij. / Zëri

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Shpresoj te mos fillojne te sillen si me Cat Stevens (alias Yusuf Islam)...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.