Shtetasit britanikë më të prilegjuarit për viza, të fundit, pas Afrikës së Jugut, shqiptarët

Postuar në 04 Tetor, 2013 03:39

“Henley&Partners”, Indeksi i Kufizimeve Vjetore të Vizave të vitit 2013, bën renditjen e shteteve, qytetarët e të cilëve kanë akses më të madh në lëvizjen nëpër botë. Nënshtetasit britanikë janë më të priviligjuarit përsa i përket lëvizjes së lirë në të gjithë botën. Përveç Finlandës dhe Suedisë, nënshtetasit britanikë, mund të lëvizin pa viza në 173 shtete të botës. Në rrethin e vendeve Evropiane Shqipëria renditet e treta nga fundi, ku shqiptarët mund të lëvizin pa viza në vetëm 88 shtete të botës. Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria është më poshtë sesa Afrika e Jugut, nënshtetasit e së cilës mund të lëvizin lirshëm në 94 shtete.  Përsa u përket shteteve evropiane, katër të fundit në listë janë: Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Bjellorusia dhe Moldavia.

Zh.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Per çfare çuditeni o te çuditur?!! Africa e Jugut eshte vendi i Nelson Mandela, Charlize Theron, Candice Swanepoel, nderkohe qe ne jemi vendi i Sali Berishes, Albana Vokshit, Arenza trashanit..... Po krahasoni kekun me byrekun!

Submitted by Astrit (not verified) on

Artikulli eshte shkruar keq dhe nuk ka mundur e ruaje nje perspektive logjike.
Sigurisht, Afrika e Jugut mund te udhetoje ne 90 shtete, por ne to nuk perfshihen shtete te Europes Peredimore dhe zones Schengen. Qytetaret e RSA mund te udhetojne pa viza ne nje numer vendesh Afrikane, per te cilat ka shume te ngjare qe qeveria sqiptare te mos jete interesuar per te hequr vizat pasi nuk ka shume shtetas qe jane te interesuar per ate pune.

Sqiperia dhe qeverite e saj kane kaq te meta, sa mos ti shtojme edhe nje te mete tjeter qe ne fakt nuk eshte e merituar...

Submitted by Turist (not verified) on

Di njeri ku mund ta gjejme listen e ketyre 88 vendeve ku shqiptaret mund te shkojne pa vize, se po ndjek "Pekin Ekspres" tek Rai 2 dhe ma ka qejfi t'i vizitoj Vietnamin, KambixhanTajlanden??

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.