Një konflikt i ri: Kush do të fitojë, Rama apo Basha për Bulevardin e Ri të Tiranës

Postuar në 04 Tetor, 2013 05:01

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka bërë inaugurimin e fillimeve të punimeve, madje dhe puna ka filluar në bulevardin e Ri të Tiranës, si zgjatim i Zogut të Parë, që nis nga stacioni i trenit deri Paskuqan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha mbrëmë në studion e “Opinion” se do të rishikojë projektin e bulevardit të ri të Tiranës, dhe arsyet se përse do rishikohet ky projekt do jepen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Rama foli për një bulevard në shkretëtirë, ndërsa tha se do punojë me Bashkinë e Tiranës për këtë çështje, ccka do të thotë një tjetër pikë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Po dje një përfaqësi banorësh të zonës së ish-stacionit të trenit në kryeqytet, kanë shfrytëzuar momentin kur Basha do t’i drejtohej mbledhjes së Këshillit Bashkiak, dhe janë ankuar për ccmimet qesharake të shpronësimeve. Bashkiaku është munduar t’i qetësojë banorët, duke u ofruar si kompromis një takim ditën e premte në orën 13:00, me një përfaqësi prej 12 kryefamiljarësh.

Zh.

Comments

Submitted by anim (not verified) on

Ky nuk mund te jete bast pasi dihet se kush fiton gjithmone ne shqiperi.

Nen shembulin e Malokut Plak dhe si per ironi te fatit perseri do te fitoje ai qe ka me shume pushtet.

Vecse kete here urojme e shpresojme qe te fitoje me te drejte e ne rruge ligjore Rama dhe populli i Tiranes, perfshire ketu edhe ata te gjore qe po u grabitet prona ne mes te dites per hir te planit idiot te Bashes/Bishes. Duhet qe arroganca e Bashes se Bishes Plak te marre nje mesim ligjor per kete rast. Besoj se do ti kujtohet mire prishja harbutce e joligjore qe ky maskara i feliqur i beri mbikalimit tek 21 dhe planit per sheshin ne qender te Tiranes.

Anglezet kane thenien "What goes around, comes around", keshtu qe edhe per Lulin e Bishes ka ardhur koha qe te marre mesimin/denimin e merituar

Submitted by Astrit (not verified) on

Duket si hakmarrje e Rames per ate trajtim brutal qe ju be atij kur ishte ne pozitat e kunderta - dmth per shkaterrimin absurd te mbikalimit te Zogut te Zi dhe te nderhyrjes qe Qeveria beri ne rregullore vec per ti prishu atij pune. Dmth me duket se Rama po mundohet ti beje opozites te provoje shijen e ilaceve te veta te vjetra...

Nga njera ane, si cdo hakmarrje kjo edhe mund te jete e merituar. Nga ana tjeter, kjo mund te perjetesoje ciklin e abuzimeve te qeverise qendrore dhe mund te jete nje shanc i munguar per te dhene nje shembull pozitiv tolerance per nje pale/parti politike e tolerancen nuk e njohte fare si koncept gjate viteve te saj ne qeverisje...

Submitted by Bashkim Pitarka (not verified) on

Uroj te dale fituese Tirana jone dhe populli i saj!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.