Rama i premton biznesit: “Do shlyejmë të gjitha borxhet me çdo çmim. Do të kushtojë, le të kushtojë, në fund do të dalim të fituar”

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në takimin e hapur me biznesin "Dialog, përgjegjësi, partneritet", pohoi edhe një herë se ekonomia shqiptare sot është e bllokuar institucionalisht dhe financiarisht, ndaj dhe kërkoi bashkëpunimin e sipërmarrësve për tejkalimin e ngërçit ekonomik, duke theksuar se do të drejtojë personalisht “betejën e ashpër kundër krizës”.
“Sot Shqipëria është në krizë, në krizën më të thellë pas asaj të vitit 1997. Sot jemi pa buxhet dhe me një sipërmarrje të bllokuar. Sepse kemi një ekonomi të ndarë në dysh, ministri e shtetit dhe e kulakëve është e destinuar të shkojë në pikën ku ka vajtur sot në një ekonomi të bllokuar që kërcënon të ndalë funksionimin e shtetit, në rast se sot qeveria dhe sipërmarrja nuk ndalin krizën. Qeveria nuk është shteti, është vetëm një pjesë e shtetit, ndërkohë që ekonomia është e të gjithë atyre që në këtë shtet merren me biznes.”- u shpreh Rama.
Më tej kryeministri theksoi sërish zotimin e qeverisë së tij për të shlyer të gjitha borxhet ndaj biznesit.“Do shlyejmë të gjitha borxhet, nuk duam t’i kemi borxh njeriut. Do të kushtojë, le të kushtojë. Ne duhet të bëjmë zgjidhjet e kërkuara më çdo çmim, në mënyrë që nesër vendi të rifutet në rrugën e rritjes ekonomike.”- u shpreh kryeministri.
Sipas kryeministrit, “Shqipëria nuk ka nevojë më për mjaltin e gënjeshtrave, por asaj i duhet ilaçi i hidhur i të vërtetave.”
Zh.
Comments
Shkurt - do marri borxh per
<p> </p><p>Shkurt - do marri borxh per te shlyer borxhin dhe do ike per lesh pasi te mos shlyeje dot borxhin qe mori per te shlyer borxhin e pare !</p>
Ketu Edi eshte sjelle me te
<p>Ketu Edi eshte sjelle me te vertete si karagjoz sidomos kur iu kerkua qe t'i pergjigjej pyetjeve te bera.</p><p> </p>
Nuk ka mundesi te kete thene
Nuk ka mundesi te kete thene "me cdo cmim". Keto fjale nuk perdoren ne politike.
Add new comment