Ja ç’bëjnë interesat, nga armik kthehesh në mik: Hezbollah, në Siri, në ndihmë të Assad kur duhet të ishte me rebelët!

Hezbollahu synonte të luftonte Izraelin, tani po lufton sunitë në Siri. Megjithëse s’e pranojnë, që në qershor luftëtarët e Hezbollahut kanë hyrë nga Libani në Siri, paradokaslisht, duke ndihmuar Asasdin dhe jo rebelët me të cilin e lidhin idealet. Ndërsa në të shkuarën prania e Hezbollahut në Siri ishte përqendruar në mbrojtjen e popullatës, tashmë ajo është e shpërndarë gjithkund ku ka luftime me rebelët”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Më tej ajo bën të ditur se luftëtarët Hezbollah ka “skuadra vrasësish”, që shkojnën deri në katër mijë luftëtarë shumë mirë të stërvitur, detyra e të cilëve është që të vrasin udhëheqësit ushtarakë të rebelëve.
Po pse Hesbollah është renditur në këtë krah dhe pse e mban të fshehtë mobilizimin në ktë luftë sektare, pyet dhe njëkohësisht përgjigjet Reuters. Hezbullah ka interesa në Siri.
Grupi libanez ka 12 deputetë në Parlament, ka dy ministra në qeverinë aktuale të përkohshme, një radio dhe një televizion satelitor, si dhe një rrjet shoqëror që ofron çdo gjë, nga shërbimet shëndetësore dhe arsimi te pensionet dhe strehimi, thuhet në lajmin e fundit të Reuters, duke shtuar se në gjirin e Bejrutit, Hezbollahu ka një port të vetin, sipas dy burimeve të sigurisë nga Libani. Tregtarë shiit të lidhur me Hezbollahun sjellin mallra përmes këtij porti dhe shmangin pagesën e doganës, i shesin këto mallra me çmime më të ulëta sesa konkurrentët dhe dhurojnë një pjesë të fitimeve tek organizata. “Vlerësohet se të ardhurat vjetore të Hezbollahut janë mes 800 milionë dhe 1 miliard dollarëve, ku 70 deri në 90 për qind vijnë nga Irani. Kjo shumë varet pjesërisht nga çmimi i naftës. Pjesa e mbetur e të ardhurave të grupit vijnë nga dhuratat private shia, “shantazh, gjobëvënie e rrjete biznesi mafioz në Liban”, tha një burim.
Më gjerë në në original: http://www.reuters.com/article/2013/09/26/us-syria-hezbollah-special-report-idUSBRE98P0AI20130926
Comments
KUsh e ka sjellur kete

KUsh e ka sjellur kete ''lajm'' ketu duhet te dije se ky shkrim eshte i njeanshem me me shume te paverteta.

Hezbollahu nuk ka skuadrone ''vrasesish'' por eshte nje ushtri e mirfillte qe eshte krijuar per te cliruar vendin e vet, njesoj sic ishte krijimi i UCK-se.

Hezbollahu eshte ne anen e Assadit sepse eshte kundra terrorizmit qe po lufton qeveria dhe shteti Sirian. Ne Siri po luftojne terroriste nga te gjitha anet e Botes dhe Al Qeada kerkon nje Kalifat. Krimet makabre qe po kryjne rebelet ne Siri i kalojne tregimet biblike.

"paradokaslisht, duke

"paradokaslisht, duke ndihmuar Asasdin dhe jo rebelët me të cilin e lidhin idealet. "?!! Ca thoni mer?? Ca idealesh e lidhin Hezbollahun me rebelet suni ne Siri?!! Apo kot shkruani traplleqe??

Hezbollah lufton ne Siri per te mbrojtur veten, eshte lufte jete a vdekje per ta kjo e Sirise. Siria eshte nderlidhesja kryesore e Hezbollahut nepermjet Iranit, i cili ekzistencen dhe peshen e tij ne Liban ia ka borxh Sirise. Po iku Asadi, se shpejti iken dhe Hezbollahu...Irani eshte mijera kilometra larg per ta furnizuar. Kaq per kete.

@ Titi, ti ose je idiot ose injorant ose...te dyja. Vertete ne Siri po luftojne edhe grupe ekstremistesh nga Al Kaeda por kjo nuk delegjetimon luften e opozites kunder nje vrasesi si Asadi dhe familja Asad. Nje njeri qe vret popullin e tij (po flas edhe per vrasjet e kurdeve vite me pare) nuk meriton ti udheheqe ata. Mos me thuaj qe je noj agjent i ambasades iraniane ne Tirane?

Fakiret si puna e jote gjithe

Fakiret si puna e jote gjithe jeten jane duke e kaluar me ''agjente'' dhe ''spiune''. Ti je kalec i Robert Papas. Kurder e vrau Saddami dhe jo Assadi. hezbollahu dhe shteti sirian jane duke luftuar Al Qaeden dhe mosshtrirjen e hegjemonizmit amerikan. Thjesh, gje qe kuptohet. Ti a mos je gje agjent i Ambasades se SHBA-se? Le qe une pyes kot sepse kete te fundit ti e ke per nder dhe e ben falas.

Te mbeshtesesh nje regjim

Te mbeshtesesh nje regjim terrorist qe kercenon paqen boterore si Irani dhe terroristet e terroristeve qe vrasin popullin me arme kimike si Siria, ose duhet te jesh injorant ose i shitur. A e kupton ne anen e te cileve ke kaluar mor qorr??

Amerikant tue nxite sherrin

Amerikant tue nxite sherrin ne Siri ne mes muslimanve shiit dhe muslimanve sunnit (me te cilet bashkohet edhe Al Qaeda) e ka zgjidhe perkohesisht problemin e terrorizmit islamik ne boten prendimore.

Ky asht zbatimi i parimit te vjeter romak: "Perçaj e sundò",

Si ka mundesi???? Nuk e

Si ka mundesi???? Nuk e prisja kete prej teje.

Sinqerisht, me ne fund pas kaq kohe, lexova prej teje dicka qe ka sens.

E vertete eshte. Duhet gjithmone nje armik. Islami eshte armiku i rradhes.

Ne me se 6 shekuj Irani nuk

Ne me se 6 shekuj Irani nuk ka sulmuar asnje shtet dhe as pushtuar porse vetem e kane pushtuar, psh Iraku e pushtoi me ndihmen e SHBA-se. Qorr je ti qe nuk sheh se kush po e ben kete Bote rupitell duke shkaterruar shtete e popuj. Ti nuk e njeh se cili eshte terrorizem dhe cila eshte lufte per liri.

C'fare do te quante Perendimi (qeverite) nje rebelim kundra shtetit ku terroristet hyjne neper shtepi dhe i kthejne ato ne bunkere luftimesh duke luftuar dhe vrare civilet, duke ua konfiskuar ketyre te fundit pronen e tyre?

Ti je thjeshte nje marionete dhe papagall qe perserit ato cka shkruan media ne Perendim, njesoj sikur propaganda komuniste e Enverit qe sot e shohim ne mediat e Boseve te Perendimit qe per cdo lufte qe hapet fitojne miliona.

Shume e vertete... Irani

Shume e vertete... Irani kurre NUK ka sulmuar dike, qofte shtet fqinj qofte nje tjeter shtet i larget! Ndersa shteti kriminel nazi-sionist PO! Dhe ne fakt ky shtet gjakatar, vrases i femijeve, eshte i vetmi problem ne ate rajon. Per sa kohe qe ai shtet terrorist do te egzistoje ne kete forme fashiste qe kerkon vetem revansh e ekspansion ne dem te popujve autoktone te atjeshem, S'DO te kete as paqe e as drejtesi ne Bote!

Ndersa sa per analizen mbi terrorizmin sunito-sionist ndaj popullit sirian dhe qeverise se tij te ligjshme, kjo eshte shume e dobet. Ne Siri po zhvillohet nje lufte terroriste e organizuar dhe sponsorizuar nga vendet diktatoriale te Gjirit, Turqia erdoganiane, IzraHelli nazist dhe satelitet e tij perendimore. Dashte Qielli qe forcat brutale sunito-xhihadiste te pesojne nje disfate te pakthyeshme e te behen thela thela nga Armata Popullore Siriane nen urdherat e presidentit te mençur Bashar al-Assad!

Add new comment