Katër herë më shumë kontribute për të njëjtën masë përfitimi!....

Me kërkesë të autorit, Prof. Asoc. Dr.Hysen Binjaku, pasi në botimin e parë kishte ndonjë pasaktësi, po botojmë ekstratin e mëposhtëm të shkrimit me titull “Katër herë më shumë kontribute për të njëjtën masë përfitimi”!....
Ligji nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencore”. Kontributet suplementare në zbatim të këtij Ligji janë:
3.5% të pagës bruto mujore për personat me titull, të punësuar në institucione publike;
7% të pagës bruto mujore, për personat me titull të punësuar në institucione jopublike,
Masa e pensionit shtetëror suplementar është:
Masa e pensionit suplementar është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit "Profesor" dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor i Asociuar”.
Cili është problemi?
Problemi, as më shumë dhe as më pak, është diskriminimi që iu bëhet personave me titull të punësuar në institucione jopublike. Në asnjë ligj ( të atyre që merren me kontributet dhe përfitimet për pensionet) nuk ka diferencime për faktin nëse kontribuesi (përfituesi) punon në institucione apo ndërmarrje publike dhe jopublike. Kontributet janë njëlloj dhe përfitimet po njëlloj për çdo kategori punonjësish pavarësisht nëse është në poblik ose jopublik.
Përse ky diferencim dyfish në kontribute ( në total shkon katër herë më shumë) dhe jo në masën e përfitimit për kategorinë e punonjësve me titull që punojnë në institucione arsimore jopublike?
Nëse do të ndiqej linja e diferencimit ( publik dhe jopublik ) që bëhet në kontribute atere pse nuk ruhet kjo linjë edhe në masën e përfitimit të pensionit suplementar, pra, punonjësit në jopublik të kishin (të paktën) si pagë referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit atë të punonjësit në jopublik (sipas të cilës kanë derdhur kontributet) dhe jo atë të atij në publik?!
Add new comment