Arrestohen tre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës, mos ndoshta filloi ajo që është thënë?!

Postuar në 04 Tetor, 2013 14:19

Megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare dhe detaje mbi akuzën, burime nga Task Forca e Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se tre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar sot pasdite (dt.04.10.2013). Bëhet fjalë për ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit Ksera Klevis Bitro, ish-sekretarin e përgjithshëm Ilir Ibrahimi dhe drejtorin aktual të Financave Besnik Dema. Prokuroria konfirmoi fillimisht se tre ish-zyrtarët  janë thirrur sot në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por burime nga policia i thanë më pas  se personat në fjalë ndodhen tashmë të izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës.

Zh.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Beni drejtesi, por mos e ngaterroni me hakmarrje dhe mos perserisni poshtersite e ketyre qe shkuan.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk ka filluar asgje.Njeriu me i korruptuar eshte kryetar parlamenti.Gjykatesit prokuroret jane te gjithe te korruptuar.Keta 3 peshqit e vegjel qe u arrestuan i duhen qeverise sa per ndonje titull gazete si ky i Respublica.

Submitted by bogdania (not verified) on

heqshi kemben zvarre per gjithe te korruptuarit deri tek saliu...

Submitted by bbb (not verified) on

Burime nga task- force e Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se të paktën 3 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar sot pasdite.

Bëhet fjalë për 3 kriminele teper teper teper te rrezikshem, qe nga hajdutlleqet skane berer as 5% sa ka bere hajduti Ilir Floriri dhe banda e tij LSI…Ata jane’ ish- Drejtori e Kabinetit të ish- ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, Klevis Bitro, ish- Sekretari e Përgjithshëm, Ilir Ibrahimi, dhe Drejtori aktual të Financave, Besnik Dema…Ata kane vjedur lapsa dhe stilolapsa. “Gjygji i popullit do te bjere mbi keta super hajdute—deklaroi ministri i Pa-Drejtesise shoku Nasip Naco”

Submitted by Gjon (not verified) on

Meqe ra fjala per hajdutlleqe, Harasani sapo eshte kthyer nga SHBA dhe po jep intevista majtas djathtas. A thua kane ndermend ta arrestojne apo mos duan ta  emerojne keshilltar ndokund?

Submitted by dritan (not verified) on

Sh mire kane bere nese kane fakte dhe nese nuk njohin ngjyre ne veprimet e tyre

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.