Atmosferë zgjedhore në Kosovë, por Beogradi rëndon situatën si kundërpeshë ndaj vendimit të qeverisë kosovare

Fushata zgjedhore për pushtetin lokal në Kosovë ka nisur zyrtarisht dje (të enjten, dt.03.10.2013) në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor në të njëjtën orë. Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do të bëjnë nëpër komuna, shkruan Zëri i Kosovës.
Qytetarët e Kosovës do të dëgjojnë për 30 ditë me radhë premtime të ndryshme nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për Asambletë komunale. Për të kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 3 nëntorit do të angazhohen edhe krerët e partive politike të cilët do të jenë në krye të fushatave zgjedhore.
Por vendimi i marrë nga qeveria kosovare, që gjatë fushatës së zgjedhje u ndalohej hyrja në Kosovë personaliteteve serbe, Beogradi anuloi takimin që po mbante me palën kosovare në Bruksel. Takimi i së enjtes (dje), në kuadër të bisedimeve të grupeve punuese, ku temë ishte lëvizja e lirë, ka dështuar për shkak se pala serbe nuk është paraqitur në takim. Kjo është masa e parë e Beogradit si kundërpërgjigje ndaj Prishtinës, ndërkohë që kryeministri serb Ivica Daç kërcënoi jo vetëm me ndërprerje të bisedimeve teknike, por edhe të atyre politike që zhvillohen mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.
Zh.
Add new comment