Mustafa Nano kalon nga Shqip te Dita (dhe e nis me një kritikë ndaj Ramës)

Postuar në 07 Tetor, 2013 11:02

Mustafa Nano është shfaqur sot në faqet e së përditshmes Dita pas disa vitesh bashkëpunimi me të përditshmen tjetër Shqip. Dy ditë më parë në faqet e Ditës u botua një shënim i kryeredaktorit Thano që njoftonte lexuesit për fillimin e një bashkëpunimi mes Ditës dhe Nanos me një rubrikë të quajtur Zululand, plus analiza të përjavshme.

Sot Nano ka startuar në Dita Zululandin e tij me një kritikë ndaj Ramës:

E mora fjalën e Ramës nga një prej siteve online, me një copy/paste, për ta hedhur në Microsoftword dhe më dolën dhjetë faqe me shkrim dhjetësh. E lexova të tërën. Nuk para gjeta gjëra, me të cilat nuk jam në një mendje, e ndoshta këtë gjë mund ta thonë shumë vetë, por ky fakt nuk ka shumë rëndësi. E bëri Rama të parëndësishëm, duke i përcjellë mesazhet e veta nëpërmjet një litanie të stërzgjatur e të mërzitshme. Rrallë më kish rënë rasti të lexoja fjalime me kaq shumë ujë…” – shkruan ai ndër të tjera.

Dita dhe Panorama janë dy të përditshmet që aktualisht pretendojnë të dyja që kanë vendin e parë për shitje në tregun e shtypit. Ndoshta do ishte mirë që jo vetëm këto të dyja, por të gjitha të përditshmet të bënin transparencë mbi tirazhet, ose më saktë, shitjet reale. Sipas nje studimi, pjese nga i cili jane botuar disa jave me pare ne media, me autorë një grup të drejtuar nga sociologia Migena Aleksi, Panorama e Dita shesin secila nga 9 ne 15 mije kopje ne dite, gjithë të përditshmet e tjera, janë nën 3 mije kopje, madje shumica e tyre nuk i kap as 1 mijë kopje në ditë. Online kryeson Tema, sipas të njëjtit studim, ndërsa te perditshmet e tjera pretendojnë thuajse të gjitha vendin e dytë. a.n.

 

Nano në Dita:

http://gazetadita.al/mustafa-nano-nga-neser-ne-dita/

Foto:

Logoja e rubrikës së Nanos në Dita

 

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Hahaha...e lexova dhe te plote, dhe ajo qe me erdhi ne mendje kur permendej koha e gjate e degjimit ishte sfondi i kuq .... une do isha bere per sherr...

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Veretje me vend Mustafa. Edi mos ti beje kaq te gjat fjalimet se ka rrezik qe Kocon ta zeri gjumi...Koco i ziu nuk ka kohe as te lahet e&nbsp;as te rruhet&nbsp;e jo me te degjoje fjalimet &quot;alla Foto Cami&quot; te shokut Edi...</p><p>&nbsp;</p><p>p.s. Mustafa! Urojme te besh opozitarin e mire sic ke ditur kundra kriminelit Sali dhe horrave te tij&nbsp;dhe te mos &quot;skederminxhozohesh&quot;&nbsp;edhe ti...</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>ne nuk e patem problem te pyesim Tony Blair sesa do paguhet,qysh te rrime pa pyetur sa leke do marre Nano tek Dita?Tani,z.Muçi po deshi,jo per gje,as per transparence,po per caze kuriozitet.Po deshi edhe &nbsp;mbajme sekret,z.Muçi,ne dhe Facebook-u.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.