Kryebashkiaku Dako kritikon Berishën dhe e “gjen” zgjidhjen për Qëndrot. Pak si vonë

Është prononcuar edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas vdekjes së të moshuarës Sofie Qëndro nga të ftohtët, në barrakën e improvizuar në lulishten e bashkisë. Dako deklaron se bashkia kishte kundërshtuar aktin normativ të qeverisë Berisha dhe se e ka të pamundur t’u ofrojë banesa të gjithë qytetarëve të prekur nga ky akt-vendim. Si zgjidhje për këto familje të nxjerra nga banesat që u kaluan pronarëve të vjetër, Dako përmend banesat sociale të ndërtuara nga një projekt i Bankës Europiane në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Durrësit, por shton se numri i kërkesave për strehim është shumë më i madh sesa numri i banesave, ndërkohë që këto familje duhet të plotësojnë disa kritere: Pra, sado që janë shtëpi me qera të ulët, duhet të kesh punë dhe të ardhura për të paguar”.
Dhe duke u kthyer tek tragjedia, Dako thotë se ndaj familjes Qëndro ishin bërë disa oferta por kishin refuzuar. Vetëm sot bashkia e Durrësit ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për strehimin e nipit të të ndjerës, Llazi Qëndro. 65 vjeçari do të qëndrojë në qendrën e të moshuarve deri në momentin kur do t’i jepet një garsonierë. Por ngrihen disa pikëpyetje: Sa rezistencë kishin bërë Qëndrot, përderisa tani nipi e pranon ofertën e shtrehimit? Dhe tjetra: nëse jemi mësuar që institucionet tona qëndrore e lokale të ushtrojnë forcën dhe “arbitraritetin” e ligjit, a nuk do të ishte i vetmi rast për t’u duartrokitur, strehimi “me dhunë” i këtyre të moshuarve në një mjedis të mbrojtur, derisa të gjendej garsoniera që tani u gjet kaq kollaj?
a.k
Comments
Eperisiae sisitemi kapitalist

Eperisiae sisitemi kapitalist Made in Albania...Turp te vdes nje plake ne ate menyre...Basjkia mbas pilafit...

Qytetaret e vjeter durrsake

Qytetaret e vjeter durrsake nuk ka pse te strehoeshin me "dhune"sic na meson Respublica,por ata duhet te strehoeshin pa dhune,fare normalisht dhe me dinjitet nga qeveria e cila ashtu sic nxorri ligjin per ti kthyer shtepite pronareve po ashtu te nxirrte ligje e te gjente zgjidhje per keta qytetare,se ata nuk kishin bere ndonje shkelje te trajtoheshin ne ate menyre ,bie fjala nuk e kishin lene shtepine duke luajtur bixhoz!

Shteti eshte per ti zgjidhur problemet dhe jo per te krijuar probleme te reja qe duke mos qene ne gjendje ti zgjidhe vete ja ngarkon qytetarit te ndershem , qe nuk ka bere asnje shkelje ligji.Dhe meqe jemi tek shkelja e ligjit, qeveria e Sali Berishes ja legalizon kollaj fare tokat e zaptuara te ardhurve prej aneve te Berishes,pra legalizon vjedhjen dhe nga ana tjeter ndeshkon qytetarin e rregullt !!

Qeveritaret hajdute shqiptare do te vazhdojne te bejne te njejten gje per sa kohe midis qytetareve te mos kete solidaritet,dhe per sa kohe do te behen me njeren parti(bande) per tju vene pales tjeter qe behet me banden tjeter.

Ai kryetar bashkie duhet te

Ai kryetar bashkie duhet te jape doreheqjen --si mund te qendroje ne pushtet nje njeri mizor si puna e tij ?

Add new comment