Ministrat do ta dorëzojnë mandatin e deputetit, por pasi të miratohen ca ligje, thotë Shqip

Duke qenë se procesi i ndërrimit të mandatit të deputetit nga ministrat, tek deputetët e rinj sipas zotimit të mazhorancës së majtë, zgjat disa javë, gazeta Shqip njofton se ky proces do të shtyhet deri në nëntor. Arsyeja është “praktike”: Qeverisë i duhet shumica e cilësuar prej 84 votash për të miratuar me urgjencë disa ligje, akti normativ për nëpunësin civil i pari. “Ky proces, mbi të gjitha, do të marrë kohë për shkak të zgjedhjes që socialistët kanë bërë dhe do të vendosin në praktikë zëvendësimin e mandateve të ministrave, çdo javë, duke mos lënë mungesa të mëdha votash në Parlament. Por përsëri procesi pritet të zgjasë si pasojë e faktit se kërkesa për zëvendësimin e mandatave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, si pasojë e pamundësinë së KQZ-së për të marrë vendime për zëvendësime anëtarësh me katër vota. Aktualisht, KQZ-ja vijon të mbetet një institucion që ka një ngërç institucional, për shkak të funksionimit të tij me katër anëtarë nga shtatë të mundshëm”, thotë Shqip.
a.k
Add new comment