Alibali: E djathta, në një parti të vetme nën Bashën. Dhe sa më shpejt

Postuar në 07 Tetor, 2013 04:19

Është kohë rigrupimesh. Pasi kristian-demokratët dhe demokristianët, përkatësisht Nard Ndoka dhe Mark Frroku, deklarojnë se janë në negociata intensive për të bashkuar faktorin demokristian në një ombrellë të vetme politike që përfaqësohet me dy deputetë në parlament, edhe nënkryetari i Partisë Republikane, Neritan Alibali, propozon që të gjitha partitë e opozitës të shkrihen në një parti të vetme. Padyshim, nën ombrellën e Partisë Demokratike dhe kryetarit të ri, Basha. Gjithçka duhet të ndodhë sa më shpejt, thotë Alibali, në mënyrë që zgjedhjet e afërta lokale ta gjejnë të djathtën gati.

“Unë kam thënë se z.Berisha është lideri historik i së djathtës, ndërsa z.Basha po përpiqet të shkojë përtej kryetarit vetëm të PD-së. Përveç mbledhjeve të grupit të deputetëve demokratë , kemi parë që ai vazhdimisht ka mbledhur edhe krerët e partive të djathta, gjë që tregon se ai përfaqëson jo vetëm PD-në, por krejt të djathtën. E djathta, si hap të parë duhet të ketë  shkrirjen në një parti të vetme, në një grup të vetëm parlamentar, dhe ky proces të mbyllet brenda dy viteve me qëllim që në zgjedhjet e reja lokale e djathta të jetë e bashkuar si një e vetme. Nuk ka rëndësi se si quhet partia që do të bashkojë të gjitha partitë e djathta, Demokratike apo Republikane, apo thjesht Partia e Djathtë, kjo s’ka rëndësi”, tha Alibali për Gazetën Shqiptare.

Vetëm një pikëpyetje ngelet: A do të pranonte shefi i Alibalit, kryetari Mediu, të bashkohej në një forcë politike ku militon dhe Kastriot Islami?

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.