Laprakë, grabiten me stil 30 mln lekë të vjetra të spitalit privat

Postuar në 07 Tetor, 2013 12:35

Ndoshta për shkak të vëmendjes së shtuar mbi shëndetësinë me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në QSUT, lajmi i grabitjes së një automjeti të një spitali privat që transportonte para në bankë, po komentohet gjatë në rrjet. Ngjarja është shënuar sot pasdite në zonën e Laprakës pranë Spitalit Ushtarak, pranë një prej filialeve të një banke ku persona të armatosur kanë marrë paratë e një spitali privat (ai Amerikan, thotë  A1 Report) që po transportoheshin në bankë me anë të një furgoni. Dyshohet se sasia e parave të vjedhura është 30 milionë lekë të vjetra.
Sipas policisë, dyshohet se autorë janë 2 persona me motor të zi që kanë sulmuar furgonin duke rrëmbyer 3 milionë lekë të reja që do te transportoheshin për në bankë.  Autorët duhet të kenë pasur informacion të rëndësishëm rreth sasisë së parave, orës kur do të transportoheshin dhe lëvizjes së automjetit. Për këtë shkak, 4 persona, pjesë të policisë private, punonjës së bankës dhe të spitalit privat po merren në pyetje.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.