Ja ç’ka mbetur për aleatët “e pazëshëm” të Ramës: 9 zv.ministra dhe dy prefektë

PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Paskal Milos, PSV ‘91 e Petro Koçit, AP e Artur Dojakës, kristiandemokratët e Mark Frrokut (që thotë se po negocion për t’u bashkuar me Ndokën), apo edhe Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës nuk kanë marrë asnjë post të lartë politik, qoftë ky në kabinetin qeveritar, pra ministra e zëvendësministra, por as edhe në rang drejtorësh. Gazeta Mapo thotë se burime pranë këtyre forcave tregojnë se ata jo vetëm që s’kanë marrë asgjë deri më tani nga ndarja e pushtetit, por as që janë kontaktuar fare nga përfaqësuesit socialistë. I vetmi që ka shpërthyer me kritika të hapta ka qenë Ngjela. Gjithsesi, edhe nëse Rama do vendosë që të respektojë aleatët e pakënaqur, ajo që mbetet për t’u ndarë atyre është shumë pak. Kjo pasi në total janë në dispozicion edhe 9 poste zv/ministrash për të ndarë, ndërkohë që sa i përket drejtorive, ka mbetur pa u caktuar ende emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, apo edhe kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Postet vakante
Dy zv/ministra te Drejtësia
Dy zv/ministra te Financat
Një zv/ministër te Zhvillimi Urban
Një zv/ministër te Turizmi
Një zv/ministër te Zhvillimi Ekonomik
Një zv/ministër te Mbrojtja
Një zv/ministër te Kultura
Një zv/ministër te Transporti
Prefekti i Vlorës
Prefekti i Lezhës
a.k
Comments
Edhe keto poste zor se do i
<p>Edhe keto poste zor se do i takojne atyre te vjeterve. Zv. Ministri i Financave ka dale ne foto sot me Ramen, eshte Ervin Mete i G99. </p>
Menjani i Ngjeles nga
<p>Menjani i Ngjeles nga minister Drejtesie (o i takonte Ngjeles o askujt me shume!) qe nje menjani i qellimshem per ti treguar aleateve te vegjel te 8 viteve opozite, se Rama nuk do ti perfshinte ne qeveri pasi i ka lene per 8 vjet= 2 sesione parlamentare rradhazi jashte parlamentit. Tahsme Rama i zgjodhi aleatet e pushtetit: Ilir Meten dhe Koco Kokedhimen...</p>
Add new comment