Ja ç’ka mbetur për aleatët “e pazëshëm” të Ramës: 9 zv.ministra dhe dy prefektë

Postuar në 07 Tetor, 2013 13:44

PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Paskal Milos, PSV ‘91 e Petro Koçit, AP e Artur Dojakës, kristiandemokratët e Mark Frrokut (që thotë se po negocion për t’u bashkuar me Ndokën), apo edhe Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës nuk kanë marrë asnjë post të lartë politik, qoftë ky në kabinetin qeveritar, pra ministra e zëvendësministra, por as edhe në rang drejtorësh. Gazeta Mapo thotë se burime pranë këtyre forcave tregojnë se ata jo vetëm që s’kanë marrë asgjë deri më tani nga ndarja e pushtetit, por as që janë kontaktuar fare nga përfaqësuesit socialistë. I vetmi që ka shpërthyer me kritika të hapta ka qenë Ngjela. Gjithsesi, edhe nëse Rama do vendosë që të respektojë aleatët e pakënaqur, ajo që mbetet për t’u ndarë atyre është shumë pak. Kjo pasi në total janë në dispozicion edhe 9 poste zv/ministrash për të ndarë, ndërkohë që sa i përket drejtorive, ka mbetur pa u caktuar ende emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, apo edhe kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

  

 

Postet vakante

 

Dy zv/ministra te Drejtësia

Dy zv/ministra te Financat

Një  zv/ministër te Zhvillimi Urban

Një zv/ministër te Turizmi

Një zv/ministër te Zhvillimi Ekonomik

Një  zv/ministër te Mbrojtja

Një zv/ministër te Kultura

Një zv/ministër te Transporti

Prefekti i Vlorës

Prefekti i Lezhës

 

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Edhe keto poste zor se do i takojne atyre te vjeterve. Zv. Ministri i Financave ka dale ne foto sot me Ramen, eshte Ervin Mete i G99.&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Menjani i Ngjeles nga minister Drejtesie (o i takonte Ngjeles o askujt me shume!) qe nje menjani i qellimshem per ti treguar aleateve te vegjel te 8 viteve opozite, se Rama nuk do ti perfshinte ne qeveri pasi i ka lene per 8 vjet= 2 sesione parlamentare rradhazi jashte parlamentit. Tahsme Rama i zgjodhi aleatet e pushtetit: Ilir Meten dhe Koco Kokedhimen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.