Biznes okult me mbrojtjen, nën komandën e Berishës junior. Denoncim i një shoferi në Amb. Amerikane

Një vit më parë, shoferi i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit në Elbasan, Daniel Karanxha, i quajtur Ndriçim Ashiku, i ka dërguar një raport denoncues ambasadës amerikane në Tiranë, përmes të cilit denoncon një rrjet të tërë (mafioz, është epiteti që përdoret) me në krye ish- ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Raporti ka rënë në dorë të gazetës Dita, që e ka botuar në numrin e sotëm. Në material theksohet se fijet e këtij rrjeti i tërheq biri i Sali Berishës, Shkëlzeni. Ashiku thotë se e ka denoncuar në kryeministri këtë skandal, por ka marrë kërcënime me jetë ai dhe familja e tij. Po në ç’drejtim funksiononte ky rreth? Sigurisht, në atë të shitjes së lëndëve plasëse dhe të gjithë materialeve të uzinës ushtarake, njëfarë Gërdeci i dytë, këtë herë nën drejtimin dhe mbikqyrjen direkte shtetërore. Ja pjesë nga raporti:
“Drejtori ishte një mik i ngushtë i Arben Imamit, por edhe mik me Flamur Kuçin, që punon në kryeministri dhe njeri i afërt i drejtorit të Klik Ekspo Klik, L. Muhametaj, i cili merret me shitjen e të gjitha lëndëve plasëse dhe municioneve të uzinës. Drejtori është gjithashtu një njeri i besuar i Ndriçim Berishës, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, kushëri i Sali Berishës. Pas këtij takimi në kryeministri, u bëra të ditur personave që më pritën se do i drejtohesha edhe ambasadës tuaj dhe që do i denoncoja të gjitha. Pas këtij takimi më vjen një kërcënim i hapur nga deputeti i PD-së në zonën e Peqinit, Dashnor Sula”. Dhe në zbardhjen e mekanizmit të fitimeve, Ashiku përmend edhe shefin e sotëm të shtabit të FA-së dhe shpjegon se:
“Nga baza logjistike ku komandant ishte gjeneral Gjunkshi, në çdo poligon vendosen njerëzit e tyre, ku bëjnë furnizime me kamionë të municioneve. Por në të vërtetë, që në ngarkesën e tyre në tunele, bëjnë seleksionimin e municioneve me metale me ngjyra dhe pa ngjyra, në fishekë bronzi, në predha me unaza bakri dhe këto grumbullohen në uzinë për demontim me shkrirje dhe për shitje municioni jashtë vendit. Kurse metali i shkrirë shitet nga uzina si skrap i thjeshtë me çmimin 340 lekë të vjetra, por në të vërtetë bakri dhe bronzi kanë një çmim real prej 6.7 mijë lekë të vjetra”. Emri i Berishës junior del në momentet kur ky dërgonte biznesmenë të huaj me rekomandimin e tij, për të “diskutuar” me drejtorin e uzinës.
a.k
Comments
U njgopem me bemat e ketyre
<p>U njgopem me bemat e ketyre qelbesirave...i biri i kriminelit Berisha vrau ne gerdec midis te shumteve edhe burrin e tezes se tij. Kjo ishte vetem maja e aisbergut....duam te shihim ne burg dhe te vuajne denimin e merituar si vrases dh vjedhes mafioze. duam qe shteti te zgjohet nga gjumi berishian dhe te trgoje qe eshte shtet dinjitoz si ne Kroaci (rasti me i fundit ku u derrmua korrupsioni i sferave te larta, kryeminister e cfare vinte pas tij), lajme lajme lajme, shkrime shkrime shkrime, une mendoj qe ka ardhur koha qe gazetat serioze shqiptare t'a kerkojne me ngulm zbardhjen e aferave mafioze te familjes Berisha, hetimin e spurdhjakut Shkelzen, (qe u be trim i madh sepse babi ia mbushi shtetin me debila e kriminele qe punonin per familjen e tij), ka ardhur koka te kerkojn fort venien etyre para pergjegjesise dhe denimin maksimal per demet e pallogaritshme qe i kane shkaktuar ketij vendi, per vrasjet, vjedhet, shkaterrimet urbane e gjithfarsoji...MJAFT ME! sHQIPTARET DUAM DREJTESI QE KETO MYNXYRA TE MOS PERSERITEN KURRE ME. KUSH MERR POSTE POPULLI ESHTE I VULLNETSHEM QE EDHE DISA PRIVILEGJE E PERFITIME I TAKOJNE KUR PUNON NDERSHMERISHT DHE PER TE MIREN DHE INTERSEIN E VENDIT DHE TE POPULLIT; POR JO KESHTU SI KEIMINELI BERISHA, FAMILJA E TIJ DHE BANDA E TIJ QE FALEMNDERIT SHQIPTAREVE I HODHEN NE KOSH TE PLEHRAVE. TANI POPULLI PRET DREJTESINE.</p>
Shoferi i drejtorit ka
<p> </p><p>Shoferi i drejtorit ka degjuar drejtorin qe ka degjuar dike qe i ka thene dikush .... kjo po qe eshte gazetari .</p>
Add new comment