Vëllezërit e moshuar: Na kanë masakruar, s’kemi mbrojtje. Dhe “kërcënojnë” me vetëvrasje

Postuar në 08 Tetor, 2013 03:11

Dy vëllezërit e moshuar në Arrëz të Tepelenës, Hydai dhe Sali Haxha, 84 dhe 82 vjeçarë, është hera e katërt që i rrahin, i grabisin e pastaj edhe i kërcënojnë të mos hapin gojë. Autorë janë dy vëllezërit Shehaj që me moshë janë sa nipat e tyre, e të cilët autoritetet e rendit në zonë “nuk i kapin dot” me prova e fakte, ndaj i lirojnë. Por seria e fundit e dajakut ka bërë bujë dhe në Arrëz kanë shkuar edhe gazetarët. Vëllezërit e dhunuar kanë folur për Panoramën: “Po të dojë shteti, vendos drejtësi, por jemi dhunuar  katër herë dhe  deri tani askush  nuk është dënuar, thjesht na hedhin hi në sy neve, për të parë se diçka po lëviz. Druri që kemi ngrënë është i paimagjinueshëm  për çdo mendje  njerëzore. Përherë jemi rrahur dhe masakruar sepse jemi pa mbrojtje dhe pa përkrahje. Gjithmonë  kemi parë panë punën tonë , askënd nuk kemi ngacmuar apo t’u kemi rënë  në qafë”.

Në muajin korrik ata e denoncuan dhunimin ekstrem ndaj tyre, duke akuzuar njëri nga Shehajt. Vetë ai kishte grabitur në banesën e pleqve  dhe policia e Tepelenës bëri arrestimin pas denoncimit. Pas pak ditësh ai shtë lënë i lirë nga  Prokuroria e Gjirokastrës  për mungesë provash. Në mesnatën e 24 korrikut, dy vëllezërit e moshuar u keqtrajtuan barbarisht, duke u lidhur me litarë nga autorët, një prej të cilëve i arrestuar tashmë. Po ç’mund të bëjnë vëllezërit e moshuar nëse kjo histori përsëritet? Asgjë, veçse të “kërcënojnë” drejtësinë se do vrasin veten, pasi kështu nuk shtyhet më!

a.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Këta kafshë me fytyrë njeriu duhet të dënohen me maksimumin e mundshëm që thotë ligji dhe ata drejtusat e policisë të Gjirokastrës po të ishte një njeriu i tyre vallë me të njëjtën mënyrë do përgjigjeshin turp vërtet</p>

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>Cfare kafshesh,prandaj ska per tu bere asnjehere ai vend. Ka munguar dhe do te mungoje gjithmone kultura dhe respektin per tjetrin, lere me, me te moshuarin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.