Nobelistja në letërsi, Alice Munro, "u martua me burrin e dytë pasi pinë 3 martini..."

Alice Munro ka fituar Çmimin Nobel në Letërsi . Deklarata e çmimit e quante shkrimtaren kanadeze (laureatja e dytë kanadez e, në qoftë se llogaritet si kanadaz Saul Bellow, vëren Paris Review) një "mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor".
Ja 10 fakte për të, sipas Guardian Books:
- Emri i saj i lindjes është Alice Laidlaw .
- Ajo u lind më 10 korrik 1931, pranë Wingham, Ontario,që paraqitet shpesh në tregimet e saj (më pas është quajtur Jubilee, ose Hanratty).
- Babai i saj, Robert Laidlaw, ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i James Hogg, autori i “The Private Memoirs” dhe “Confessions of a Justified Sinner”
- Ajo ka thënë diku se filloi të arratisej mes librash pasi nëna e saj mësuese u diagnostikua me një formë të pazakontë të Parkinsonit, kur Alice,më e madhja e tre fëmijëve, ishte 10 vjeç .
- Ajo fitoi një bursë për gazetari në Universitetin e Western Ontario-s, ku ajo mbahej mes të tjerash, edhe duke shitur gjak.
- Munro botoi historinë e saj të parë "The Dimensions of a Shadow", kur qe akoma studente, më 1950.
- Me burrin e saj të parë, Jim Munro, ajo hapi një librari, “Librat Munro”, e cila është aktive sot në Victoria, British Columbia. E veçanta e tyre ishte se mbanin botime të vjetra, pothuajse ekskluzivisht , në një kohë kur shumë shitës të tjerë i përçmonin.
- Burri i saj i dytë, gjeografi Gerry Fremlin, ishte një mik i vjetër nga universiteti. Ata vendosën të martohen pas një ritakimi pasi kishin pirë dhe nga 3 martini.
- Kur Munro fitoi çmimin Man Booker International në vitin 2009, gjyqtari Jane Smiley e përshkroi punën e saj si "praktikisht të përsosur".
- Ajo është kanadezja e parë që i'u dha Çmimin Nobel në Letërsi .
Ne.Su.
Add new comment