Saimir Pirgu në ‘Porta a Porta’; pret të marrë shtetësinë italiane

Në programin ‘Porta a Porta’ të Brunos Vespa-s në Rai Uno kushtuar 200 vjetorit të Giuseppe Verdi-t (që është ende duke u transmetuar), është i ftuar dhe Saimir Pirgu. Në pjesën e parë të programit fliste nga SHBA-të dhe dirigjenti i madh Riccardo Mutti, i cili nuk i kurseu komplimentat për tenorin shqiptar, me të cilin ka bashkëpunuar në një numër rastesh. Sopranoja Anna Pirozzi luajti pranë tij, live në studio, rolin e Violetës së Traviatës së Verdit, dhe Pirgu e klasifikoi këtë Violetë gjysmë me shaka si të 23-ën e jetës së vet artistike.
Më pas, Vespa "e vuri" Pirgun të këndonte një arie nga opera Verdi-ane Rigoletto, i shoqëruar veç nga një piano. ‘Llastimit” të tenorit tonë se nuk kish patur kohë të përgatitej për këtë gjë, Vespa iu përgjgij se në atë studio u ka qëlluar dhe të tjerëve, fjala vjen Lisa Minetti-t, Alberto Sordit-t, etj, të këndojnë në rrethana të tilla. Interpretimi i Pirgut ishte fantastik, sidoqoftë.
Vespa nuk harron të theksojë se Pirgu është shqiptar, por teksa e prezantoi në krye të herës dha lajmin se tenori ynë pret të marrë shtetësinë italiane.
Re.Pu.
Comments
ky qenka vertet lajm i madh
<p>ky qenka vertet lajm i madh ... vecanerisht fakti qe Pirgu do na u beka Italian.</p><p>Dhe cfare interesi apo perfitimi kane qytetaret shqiptar nga ky lajm. Apo qe tani edhe qytetaret Italian me prejardhje shqiptare na u ftokan tek programi i Vespes (apo Fevziut.... which i which... fevzes italiane).</p>
Add new comment