Oketa: Vendimi i KQZ-së, akt primitiv

Postuar në 10 Tetor, 2013 08:32

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përjashtimin e kandidates së Frymës së Re Demokratike për garën për kryetarë bashkie në Korçë është cilësuar nga FRD si akt primitiv i këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjithshëm Gazmend Oketa e theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbatoi urdhrin politik të Partisë Demokratike. "Vendimi i KQZ është zbatim i urdhrit politik të PD për largimin e kandidates sonë për bashkinë Korçë. KQZ bëri një akt primitiv. PD i trembet garës elektorale dhe kërkon të kthehet situata e para viteve ?90. KQZ e PD nuk bëri gjë tjetër vetëm një sulm ndaj pluralizmit politik. Klima armiqësore e PD ndaj FRD nuk shënon ngjarje të re. Strukturat e qeverisë që u largua kanë punuar për dëmtimin e FRD-së pasi PD është larguar nga parimet demokratike. PD kryesohet vetëm juridikisht nga Basha, me këtë akt ndahet vija me PD, pasi kjo parti ka degraduar. Do të ndjekim të gjitha procedurat e parashikuara nga kodi, duke e ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Shpresojmë që Kolegji Zgjedhor do marrë vendim që i shërben interesit publik" tha Oketa. I pyetur për një bashkëpunim me PS-në, Oketa ka theksuar se FRD-ja nuk e sheh këtë si një tabu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><em>KQZ e PD nuk bëri gjë tjetër vetëm një sulm ndaj pluralizmit politik.&nbsp; I pyetur për një bashkëpunim me PS-në, Oketa ka theksuar se FRD-ja nuk e sheh këtë si një tabu.</em></p><p>&nbsp;</p><p>Cfare pluralizmi me ju?! Do te jete 70% per kandidatin PS+LSI, 25% per kandidatin PD dhe ndoshta 5% per kandidaten e FRD n.q.s&nbsp; kolegji zgjedhor e kthen kete kandidate ne gare.. Duke u percare edhe kjo e djathte qe eshte shume e dobet rrezikohet te kalohet ne monizem..!</p><p>Pluralizmi eshte ne rrezik, por jo nga PD-ja..! &nbsp;&nbsp;Eshte nga mentaliteti orijental i nje pjese te madhe te shoqerise shqiptare si dhe nga disa politikane egoiste dhe ambicioze te cilet abuzojne me kete mentalitet..!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.