Kryeministri serb sillet si rrugaç në takim me përfaqësinë e Preshevës: aludon për bukurinë (dhe jo vetëm) e ministres kosovare Vlora Çitaku

Që një kryeministër ballkanas mund të sillet dhe si rrugaç, mjafton ky detaj i deklaruar për gazetën “Kosova Sot” nga Junuz Musliu, pjesë e delegacionit nga lugina e Preshevës të cilët takuar para pak ditësh Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.
“Ai pyeti se ‘a ka ardhur ajo bukuroshja’, meqë ai nuk ka qenë aty, kur ajo ka shkuar në Beograd, dhe se ‘sikur të kisha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë’, rrëfen Musliu.
“Unë reagova dhe i thash… ore po ti kush je a… a je farë kryeministri i shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme, apo je ndonjë far Don Zhuani… Unë i thash se për këtë të fundit ka shqiptarë mjaftë në Kosovë, ka atje mjaft Don Zhuana... Këtu në këtë pikë edhe filluam të rrokemi akoma më shumë, duke kaluar situate në një atmosferë akoma më të tensionuar”, tha Musliu.
Përplasjet Musliu-Daçiq kanë ndodhur deri sa kreu i Qeverisë serbe ka folur në takim me krerët për bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar me kryeministrin Thaçi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në të njëjtën kohë kur në Beograd kishte shkuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. “Ishte shumë provokativ dhe këtë e bëri me qëllim që t’i jap orientim krejt tjetër takimit, i cili ishte caktuar me çështje konkrete.”
Askush në perëndim nuk do të mund të imagjinonte që një kryeministër të flasë me këtë gjuhë në një takim zyrtar për ministren e një shteti tjetër. Dhe të mendosh, që u përfol edhe se ky farë rrugaçi mund të ndante Nobelin e Paqes me bashkë-biseduesin kosovar Thaçi.
k.c.
Comments
qenka e bukur vertet kjo

qenka e bukur vertet kjo Vlora nga Kosova,me mire shohim kete se mamane e Daçiqit.

nga ky koment dalin ne pah

nga ky koment dalin ne pah tre gjera:

e para qe Vlora Qitaku eshte femer e bukur(dhe eshte vertete)

e dyta qe Jonuzi qenka koqe gomari dhe peshkohet si peshkagur(si Lorik koqja qe mbronte nderin e Rita Ores, Jonuzi mbron nderin e Vlora Qitakut. perfundimi... te dy bashke nuk e bejne dot nje idiot te tere)

e treta qe Daçiç eshte dobiç i madh dhe ne gjendje te çoj uje ne mullirin e tij sa here ka nevoje, pra tall bythen me Jonuzin me shoke.

Qënke interesant buçko!

Qënke interesant buçko!

Duket që vdes të gjesh raste e të interpretosh si skuth mbi "idiotësinë" shqiptare dhe "superioritetin" e kujtdo tjetër (vë bast që në komentet e tua shqiptarët dalin gjithmonë qënie inferiore). Për rastin e diskutuar duhet thënë që ai që provokon i pari një situatë komunikimi banal bën nje veprim shumë të ulët (per shoqërinë e emancipuar), por është edhe "një hap para"; reagimi i të provokuarit është gjithmonë ne kushtet e befasisë, dhe reagimi ndaj paturpsisë është gjithmonë i sikletshëm e i paorganizuar. Ty të del ndryshe; nuk di a është prej perceptimit fiks për shqiptarët, apo e ke nga edukata personale dhe sistemi personal i vlerave mbi marrëdhëniet njerëzore.
Nga dy komente qe po të lexoj parashoh që do kesh një sjellje shumë provokuese ndaj shqiptarëve, dhe do ushqesh shumë mllef ndëretnik (kuptohet që një pjesë do ta pijnë lëngun shpejt, por ka gjithmonë të rinj).

Uroj të reflektosh në kohë.

injorance shqiptare ne

injorance shqiptare ne perceptim se fundja cilesimi "bukuroshja" mund te vleje dhe si batute per thyerje akulli apo ctensionim mjedisi por ky jonuzi ka qene teper shqiptar per tu kthyer ne pakez europian. Pasi u ka thyer hundet te gjithe kollovareve te motrave te tija per te mos ngelur papune po merret dhe me kollovaret virtuale te ministreve simpatike te republikes kosovare ku etiketimi i nje femre si bukuroshe eshte "fyerje e rande". O zot, pse je kaq i vogel per te na shpetuar nga ky soj fondamentalistesh injorante ma tager funksionesh shteterore, mediatike e me gjere???

...“a ka ardhur ajo

...“a ka ardhur ajo bukuroshja?... Sikur të kisha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë"...

Një pjesë mes nesh paskan kaluar në emancipim edhe nordikët!

Se kush eshte nordiku e
Se kush eshte nordiku e tregojne komentet por ajo qe mund te te them eshte se po behet fjale per batute kryeministri dhe jo brigadieri zifti. Jonuzi mund ti thoshte se dhe serbet jane goxha kinge dhe sfida mbyllej 1 - 1 aty per aty. Po c pret nga njerez qe i hakerrehen motrave se me ke e hengren akulloren cdo darke duke ngaterruar tespiet neper gishta. Talebanet afgane duhet te jene krenare per brigaten e devotshme qe operon ne te dy krahet e kufirit shqiptar qe bukurine e femrave e kane per kasaforte dhe jo per public domain.
Varet nga konteksti si e ka

Varet nga konteksti si e ka thene, po bukuroshe eshte kompliment dhe jo ndonje gje e keqe. Kosovaret apo Preshevaret duhet ta kuptojne qe nuk mjafton te kesh qene pjese e UCK dhe te kesh qelluar ne ajer (se serb nuk qellojne keta se nuk ua mban) te ben nje politikan te mire. Duhen njerez te shkolluar dhe te afte qe me te vertete te mbrojne interesat e shqiptareve dhe jo "nderin" e ministres apo te shahen me Kryeministrat e vendeve te tjera.

Ai e ka thene per ofendim dhe

Ai e ka thene per ofendim dhe per t'u tallur, po cfare t'i besh ketyre komentuesve te mesiperm te cilet jane totalisht idiote dhe vetem per t'i dale kunder artikullit e justifikojne ate kryeminister rrugesh.

Add new comment