DW: Fshatarët e Lazaratit në “hesap” të tyre, të garantuar nga rrjetet ndërkombëtare të drogës

Kanë mundur të futen në Lazarat dhe të bëjnë një punë mjaft profesionale gazetarët e emisionit “European Journal” të Deutsche Welle-s, gjë që veç shkrimit duket edhe nga fotot që ata kanë publikuar. Reportazhi titullohet “Fshati i marijuanës”.
“Fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro- edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje,” thonë gazetarët.
“Fshatarët e Lazaratit e mbajnë veten dhe kërcënojnë të huajt me armë. Për vite të tëra, agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për të ndaluar kultivimin e marijuanës. Rrjetet kriminale nga Shqipëria dhe Italia kanë nën kontroll tregtinë e kanabisit, në shumicën e rasteve të mbrojtur nga njerëzit e gjyqësorit dhe politikës në këmbim të parave,” thekson DW në emisionin e saj.
Në foton sipër: Gratë në Lazarat kujdesen për të tharë kanabisin
Zh.
Add new comment