Fajin për krizën në SHBA e ka idiokracia e republikanëve, thotë J.Chase

Një sqarim të thjeshtë, të bukur dhe të shkruar këndshëm mbi atë që po ndodh aktualisht në SHBA, e ka dhënë për “ne europianët” Jefferson Chase, amerikan dhe redaktor në Deutsche Welle. SIpas tij, shkaku qëndron në sistemin zgjedhor amerikan, prej nga merr fuqi një pakicë brenda pakicës republikane, pikërisht përfaqësuesit politikë të lëvizjes Tea Party. Në shkrimin me titull “Idiokracia e republikanëve”, Chase hedh dritë mbi gjithë kuadrin historik dhe legjislativ të kësaj situate. Ja një paragraf domethënës:
“Ajo, që ndodh tani në Kapitol Hill, nuk është debat rreth borxhit të shtetit, nga i cili mund të shpresohet një kompromis i arsyeshëm e pragmatik, por përpjekja e një pakice, përkatësisht e Tea Party për të qeverisur kundër vullnetit të shumicës. Pra jo demokraci, por si mund të quhet ndryshe? Idiokraci. Një qeveri e budallenjve.
Sarah Palin konsiderohet nëna e kësaj lëvizjeje politike. Pasardhësit e saj nuk janë aspak më të mençur. Michele Bachmann, udhëheqësja i grupit Tea Party në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një nga përgjegjësit kryesorë të krizës politike, paralajmëroi një herë se vaksinat kundër disa sëmundjeve të transmetueshme në rrugë seksuale shkaktojnë të meta mendore dhe mendon se nuk do të ketë më të papunë në SHBA, vetëm në qoftë se hiqet paga minimale. Çfarë u mbetet presidentit Obama dhe demokratëve për të negociuar? Nuk ka asnjë kompromis të arsyeshëm me njerëz, të cilët mendojnë se toka është e rrafshët”.
Lexojeni tekstin e plotë në linkun: http://www.dw.de/koment-idiokracia-e-republikan%C3%ABve/a-17157490
a.k
Comments
Nje pakice qe mund te
<p>Nje pakice qe mund te bllokoje votimin e ligjeve nuk eshte edhe aq pak pakice. </p>
Add new comment