Kurban Bajrami. Rama dhuron për xhaminë, Nishani kërkon përsosjen, Nano shan shpellarët, Berisha ka ditëlindjen

Postuar në 15 Tetor, 2013 09:12

Kryeministri Edi Rama, siguroi besimtarët myslimanë ditën e Kurban Bajramit (libri i tij me këtë emër duket se i solli fat një vit pas botimit) se xhamia e madhe do të ndërtohet, dhe se ai vetë do të jetë një donator modest për ndërtimin e saj. Lidhur me këtë çështje, kryebashkiaku Lulzim Basha u distancua me takt dhe deklaroi se tashmë projekti në fjalë është një temë që i përket Komunitetit Mysliman dhe qeverisë. Lidhur me festën e madhe fetare, presidenti Nishani dha një mesazh të denjë filozofik për mjeshtrit marcialë të tempujve Shaolin: “Mposhtja e egoizmit, të kuptuarit e efektit rrënues të mendjemadhësisë, frenimi i materializmit, arritja e vetëkontrollit gjatë udhës plot peripeci dhe plot rreziqe të Jetës, duke synuar në këtë mënyrë gjithmonë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë, janë në themel të të kuptuarit të Kurban Bajramit”.

Ndërsa dy ish-ët e mëdhenj të politikës shqiptarë, Fatos Nano dhe Sali Berisha, patën këtë ditë specifikat e tyre. Nano uroi festën dhe siguroi përmes rrjeteve sociale se është shëndoshë e mirë, ndrysha nga lajmi i rremë që kanë përhapur “shpellarët e blogjeve”. Ndërsa Berisha u kujtoi të gjithëve se sot më 15 tetor kishte ditëlindjen e 69-të, që Zoti e ndihmoi ta arrinte me shëndet të plotë.    

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.