Raporti i KE (pjesa për ekonominë): Të gjithë treguesit fiskalë, në përkeqësim

Progres raporti i Komisionit Europian dorezuar se fundmi autoriteteve ne Tirane, vec situatës politike në Shqipëri ka bërë dhe një pasqyrë të gjerë të ecurisë ekonomike të vendit tonë. Të gjithë treguesit fiskalë në këtë raport janë në përkeqësim sidomos në dy vitet e fundit. Sipas raportit, rritja ekonomike u ngadalësua në 1.6 për qind në 2012 nga 3.1 për qind që ishte një vit më parë. Kufizimet financiare, besimi i i ulët mes konsumatorëve dhe rënia e kapacitetit të tepërt prodhues, frenuan konsumin privat dhe investimet.
Raporti e vë gjithashtu theksin në ecurinë e dobët të të ardhurave buxhetore, që në vitin 2012 ishin 7 për qind më pak se plani dhe në 2013 vazhdoi me mosrealizime. Borxhi publik u rrit nga 59.4 për qind e PBB-së në 2011 në 62.9 për qind në fund të 2012-s, duke tejkaluar kufirin vendosur me ligj prej 60 për qind, i cili u braktis në dhjetor. Rreth tre të pestat e këtij borxhi është i brendshëm, por ai vazhdon të tregojë shtrembërime afatshkurtra (rreth gjysma e tij është me me një maturitet 12 muaj ose më pak) çka kërkon një ri-financim frekuent. Sipas Komisionit Europian, nëse vijon të rritet niveli i borxhit publik, stabiliteti makroekonomik i vendit do dobësohet edhe më tej. a.n.
Add new comment