Depresioni ekonomik në shifra, sipas BSh: 35% e familjeve, hua për konsum

Postuar në 13 Tetor, 2013 16:45

Lajmi ka dalë sot por është sfumuar nga thashethemet rozë oze pingponget politike, ose facebookët e aksh politikani apo ypsilon këngëtareje. Bëhet fjalë për një stuedim të Bankës së Shqipërisë sipas një studimi të së cilës, 35% e familjeve shqiptare kanë marrë hua për konsum!

Po sipas studimit, që i refrohet gjysmës së parë të këtij viti dhe përfshin një kampion të përzgjedhur me më shumë 1200 familje, 32% e familjeve morën borxh për të blerë apo riparuar një pasuri të paluajtshme, dhe vetëm 14% e tyre për të investuar.  

Sipas BSh, mundësia e familjeve për të paguar borxhet është përkeqësuar pasi 23% e tyre tregojnë se janë në kushte më të vështira për të shlyer detyrimin, ndërsa vetëm 5% e kanë më të lehtë se më parë.

Një fakt tejtër shqetësues është që huatë merren në mënyrë informale, duke i vene ata para një borxhi të rrezikshëm. 56% e familjeve huamarrëse u kanë borxh personave fizikë, ose e kanë emrin e shkruar në listat veresie të dyqaneve ushqimore.

Mbi gjysma e familjeve të pyetura kanë të ardhura mujore jo më të mëdha se 50 mijë lekë, çka flet për të ardhura shumë të ulëta.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.