Venizelos-Bushati, ja që ka ca probleme mes fqinjëve

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm dhe konferenca e përbashkët e shtypit, zbuloi sesa nuk është aq kollaj të zbatosh politikën “zero probleme me fqinjët”. Kështu, Bushati kërkoi me “delikatesë” që Greqia të heqë ligjin e luftës, ndërsa Venizelos deklaroi se “gjendjen e Paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987. Madje që në vitin 1986. Gjithkush që ka diçka për të kërkuar diçka tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut”. Bushati u pyet për çështjen çame dhe tha se “ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy. Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal dhe jo t’i lëmë terren nacionalizmit folklorik”, ndërsa homologu grek pohoi se nuk e njeh këtë çështje.
Pra, edhe pse realisht tonet mes dy kryediplomatëve ishin ato të vullnetit për të tejkaluar çdo ngërç, fakti është që problemet dypalëshe ekzistojnë. Dhe një nga çështjet e nxehta mbetet ajo e ndarjes së hapësirës detare, për të cilën tha se kjo u duhej më shumë nga pikëpamja ekonomike, për shkak të zonave ekskluzive ekonomike.
a.k
Comments
E po si nuk e morem guximin

E po si nuk e morem guximin si qeveri kto 23 vjet ti themi gjerat sic jane.Pse duhet ti flasim me gjysem zeri per te drejtat tona nje ministri te jashtem te nje shteti fqinj qe eshte ne prag rrenimi.Mos valle duhet te presim sa te jemi te fuqishem e te begate sa Gjermania qe te kerkojme vendin dhe te drejtat e mohuara ne Ballakan. Te mos harrojme kurre se po nuk e morem veten seriozisht dhe po nuk besuam ne vete te paret qe po kerkojme ate qe eshte e jona kurre nuk mund te jemi te qarte para askujt dhe kurre nuk do na marrin seriozisht.Mendoj se eshte koha qe te mos sillemi si shtet AUTIK po te veprojme me program te qarte ne arenen nderkombetare.

Problemet patjeter qe ka, por

Problemet patjeter qe ka, por jane te atyre qe i krijojne. Dhe Venizellos e tha paster e bukur kete gje;

1 - ligj lufte? ne kemi shpallur paqe. nese nuk jeni dakort, ankohuni ne strasburg.

2 - çeshtje çame? ne nuk kemi nje te tille. ju nese keni, ankohuni ne strasburg.

ti po qe i kupton mire

ti po qe i kupton mire gjerat......

1- ligji i luftes ratifikohet ne parlament ashtu si dhe heqja e tij behet me vendim te parlamentit grek.

2- greket e quaje te zgjidhur ceshtjen chame po si t'ja bejme qe chamet nuk jane dakort me kete... greket duhet ti vrisnin te gjithe chamet qe te mund te harrahej gjaku i derdhur i femijve grave e burrave te pafajshem... Nje zgjidhje do te kishte qene reciprociteti :

-1 shqiptar i vrare = 1 grek i vrare

- 1 shqiptar i perzene = 1 grek i perzene

si te duket kjo???

Po aq paster i duhet thene

Po aq paster i duhet thene edhe barkderrit te Athines: "çeshtje deti...? Per ne s'egziston ndaj po te deshirosh shko dhe ankohu ne Strasburg! Janullatosi lirohet nga detyra duke lene token shqiptare? Shko ne Strasburg! Varrezat rimerren? Shko ne Strasburg! Mbyllen portat e arsimit te mesem dhe te larte per 15.000 minoritaret greke? Shko ne Strasburg!

Arroganca njelloj si miresia dhe modestia duhen trajtuar me RECIPROCITET, na tregon Strasburgun t'i tregojme po Strasburgun!

Po eshte kollaj te zgjidhen

Po eshte kollaj te zgjidhen problemet vetem me fjale, kur vjen puna tek praktika pastaj fillojne e calojne njesoj si paraardhesit.

Mire e ke ti Granit. Por kur

Mire e ke ti Granit. Por kur je nje shtet me breke neper kembe, qe te vine te huajt per te te zgjidhur problemet, mos prit dinjitet dhe respekt. Ka vdekur ajo kohe. Jemi shprehje gjeografike dhe shembulli qe nuk duhet ndjekur.

Kokeboshi Edi Rama tha qe

Kokeboshi Edi Rama tha qe kemi marrdhenie te 'shkelyqera" me Greqine, nderkohe qe Greqia akoma e ka de facto e de jure ligjin e luftes...(?!) PER TE QESHUR E PER TE QARE...

Add new comment