Shënim: Tirana zyrtare zbulon se ka “këllqe” përballë Athinës

Nëse vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Venizelos, shpalosi diçka të re lidhur me politikën dhe shtetin shqiptar, ajo është një nivel i ri “guximi” për të bërë të zëshme ato shqetësime që deri më tani, për 20 vjet rresht, ose nuk janë artikuluar, ose janë pëshpëritur. Pas ministrit të jashtëm Bushati, edhe kreu i opozitës Basha dhe Presidenti Nishani kanë kërkuar heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë (me vendim parlamenti dhe jo VKM nga Athina), si dhe zgjidhjen e çështjeve pronësore të shqiptarëve (ku nënkuptohen së pari çështja çame, por jo vetëm) plus shqetësimin e freskët të toponimeve në pasaporta. Nga ana e tij, Venizelos është kundërpërgjigjur duke hedhur në tryezë çështjen e paktit detar.
A është kriza greke një faktor që na ka “trimëruar”? Padyshim, po aq sa edhe forcimi i faktorit shqiptar në rajon. Por ama edhe Venizelos nuk ka mbetur pa na “kujtuar” diçka: Që Greqia mbetet ndër 30 ekonominë më të rëndësishme të globit, megjithë krizën aktuale; që ajo është shumë e pranishme ekonomikisht në vend, dhe që kërkon të na “udhëheqë” në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, çka mund të lexohet si kundërpeshë e afrimit me Turqinë. Në këtë gjeopolitikë rajonale, gjithsesi kjo mbetet inkurajuese tani për tani: Që Tirana zyrtare ka ca “këllqe” për të shtruar çështje të nxehta.
a.k
Comments
Greqia ne 30 ekonomite me te

Greqia ne 30 ekonomite me te forta te globit??? hahaha! Po i mban FMN dhe BE me lemoshe! Une u habita si nuk e ngriten ceshtjen e njohjes se Kosoves nga Greqia?

me te rendesishme thote e jo

me te rendesishme thote e jo me te forta

Shyqyr qe iku Sala, se ai

Shyqyr qe iku Sala, se ai ishte bere ure e grekeve

bllof debilësh; Greqia ska

bllof debilësh; Greqia ska shanse te jete ne 30 te parat, ndoshta ne 40 te parat. E po te konsiderosh disa shtete te USA dhe disa lande te Gjermanise si shtete me vete, Greqia nuk eshte as ne 50-60 te parat.

Pesha e Greqise ne raport me

Pesha e Greqise ne raport me Shqiperine nuk duket ne rrafshin ekonomik - ne kete aspekt ata kane shume me teper probleme se Shqiperia. Ceshtja eshte se Greqia ka mundesi te vendose veto gjate rruges se Shqiperise ne BE. Dhe kete Greqia nuk ka patur frike ta beje edhe per gjera shume qesharake si emri i Maqedonise etj etj.

Greqia mbetet problem, nuk u mbyll me kaq kjo loje.

Cja fut kot o burre. Ska se

Cja fut kot o burre. Ska se si te veje veton Greqia...As nje akt nuk e parashikon kete.

Ku i pe kellqet mor te lutem?

Ku i pe kellqet mor te lutem? Kellqe ka atehere kur jo vetem ia thua tjetrit ne sy te verteten, por edhe je ne gjendje te ndermarresh veprime qe ne nje menyre o nje tjeter i cojne ngjarjet atje ku do ti. Shqiperise i ka rene goja qysh nga koha e qoftelargut psh per heqjen e ligjit te gjendjes se luftes......dhe ky Venizellosi edhe tani tall menderen duke thene qe ka nje vendim te qeverise greke te 1986 qe ve gjendjen e paqes ( qe ve paqen, jo qe heq luften).

Gjendja e luftes me Shqiperine eshte vene nepermjet nje ligji te miratuar nga Parlamenti Grek, pra vetem Parlamenti grek mund te cbeje ate qe ka bere. Ai vendimi i qeverise, eshte me ka çu nona me la gojen. Ne rrethana te caktuara Greqia mund ta vere ne pune ligjin e luftes, perseri, sepse ai ligj nuk eshte abroguar, eshte vetem pezulluar.......

Greqise i duhet treguar vendi me kellqe tamam, jo me kellqe leshi.....

Renditja e shteteve me te

Renditja e shteteve me te forta te Evropes

1. Gjermania

2. Shqiperia

3. Greqia

Edhe sherri me Shqiperine u

Edhe sherri me Shqiperine u mungon talebaneve ortodokse te Athines se pas ketej do te behen LOLO neper Europe!

Le te bejme nje bilanc te marredhenieve te fqinjesise se Greqise: me Shqiperine s'kane patur kurre marredhenie te mira per shkak te pangopshmerise dhe pabesise; Maqedonine e duan ne hell; me Bullgarine kane nje lume me armiqesi; Turqine e kane armikun nr. 1. Nuk gjendet nje fqinj me te cilin kane marredhenie te mira keta zhapzinjte e perkedhelur te Europes, personalisht kam pershtypjen se BE-se i ka ardhur ne maje te hundes me kete palo shtet!

NJA BRAVO TE MADHE QEVERISE RAMA PER SERIOZITETIN ME CESHTJEN KOMBETARE! PO RIPARON DEMET E MEDHA TE SPIUNIT SERB BERISHA; VAZHDONI KESHTU DUKE KERKUAR RECIPROCITET NE CDO CESHTJE DHE KENI PER TE PATUR MBESHTETJEN ME TE GJERE POPULLORE!

Sa mire e ke mer U.S.A, per

Sa mire e ke mer U.S.A, per Zotin. Shqiperia me te gjithe fqinjet i ka punet grure fare, sidomos qekur erdhi Edvin Kristaq Rama ne pushtet, jane bere akoma me mire, me serbet vaj, me malazezet s'ka si bohet me mire, me maqedonsit gati sa s'po bashkohemi, vetem me kosovaret dhe me greket nuk e kemi dhe aq mire, por kjo jo per fajin tone, ata e kane fajin, ata.

Desha vetem te them qe argumenti jot s'mban uje gjekundi, jo se jam noj soj filogreku......

Add new comment