E pengon Bashkia opozitën e Bashës?

Postuar në 10 Tetor, 2013 09:58

Brenda dy ditëve ai është detyruar të dalë publikisht për të denoncuar shkarkimet e drejtuesve të policisë dhe për të mbrojtur një vendim të bashkisë që i hap rrugë ndërtimit të xhamisë së re dhe një kompleksi komercial ngjitur me të në lulishten përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo pozitë mes akuzuesit si përfaqësues i opozitës dhe mbrojtësit si administrator i kryeqytetit, mund ta vendosë Bashën në një ngërç që do ta kushtëzonte ndjeshëm rolin e tij opozitar - mendon autori Armand Shkullaku.

Ne nje analize ne te perditshmen MAPO, ai shkruan: Ekuilibri mes këtyre dy funksioneve është aq delikat sa çdo devijim rrezikon të shndërrohet në një pengesë serioze për opozitën. Lulzim Basha ka tashmë mbi supet e tij një peshë të dyfishtë, atë të ringritjes së PD dhe të shembullit konkret të qeverisjes së Tiranës. Rasti i parë që e vuri në provë këtë sfidë të dyfishtë të Bashës ishte anulimi nga ana e kryeministrit Rama i lejes për ndërtimin e kompleksit komercial në krah të xhamisë së re. Ky veprim menjëherë i drejtoi reflektorët nga kryetari i Bashkisë bashkë me akuzat për leje abuzive, mungesë transparence, lidhje të dyshimta përfitimi, etj. Pa përjashtuar asnjë nga këto akuza dhe pa vënë dorën në zjarr për qëllimet e dhënies së lejes në fjalë, është e qartë se anulimi i saj më shumë se një shqetësim për mbrojtjen e qytetit shënon një aksion politik për ta vënë Bashën dhe nëpërmjet tij gjithë opozitën në rrobën e mëkatarit që nuk ka të drejtë morale të ngrejë zërin për bëmat e qeverisë. a.n.

 

http://mapo.al/2013/10/10/e-pengon-bashkia-opoziten-e-bashes/

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mor njeri i pa FYTYRË çna dërdëllitë se të aedha keqë për policinë dhe për myslimanët të cilët gënjehen me 5Kg mjellë dhe vajë dhe sa për policinë ti mor i pa ftyrë &nbsp;kur ishe i pari i tyre nuk i pe si policia e shtetit por si e partisë dhe me të drejtë dhe bravo ministrit të ri që po mundohet të bëjë një reformë të thellë dhe do Zoti tja arijë që ta bëjë policinë të shtetit dhe të largohen të gjithë ata bazhibozhukë që na i bëre peshqeshë ti dhe kur do vijë ajo ditë që të gjithë ata të ps FYTYRË si puna jote të dënohen sipas ligjit të KUSHTETUTËS SHQIPËTARE atlhere do ndihemi se në këtë vënd vërtet aritëm të bëjmë SHTET ndryshe mjerë ne dhe brazat e ardhshëm</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.