Antibojkotuesit e shndërruar në bojkotues

"Ne duam ta njoftojmë sot këtë shumicë dhe qeverinë e saj, se duke filluar nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendit që ka dale nga zgjedhjet e 23 qershorit, ata do të kenë përballë grupin parlamentar të Partisë Demokratike; do të kenë përballë një opozitë të fortë, moderne; profesionale, bashkëpunuese për çështje madhore të vendit; kontrolluese e përditshme e akteve të Qeverisë".
Kjo është deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në 9 shtator. Nje muaj pas nisjes se legjislatures se re parlamentare, Partia Demokratike duket se ka shkelur nje nga premtimet solemne te saj perpara shqiptareve. Opozita shqiptare nuk e ka lajmeruar zyrtarisht, por u be nje jave, qe Partia Demokratike dhe aleatet e saj jane 'de fakto' ne bojkot parlamentar. Ata nuk marrin pjese as ne seancat plenare, as ne mbledhjet e komisioneve.
Kur beri fushate per zgjedhjen si kryetar te Partise Demokratike dhe kur drejtoi mbledhjen e pare te grupit parlamentar te Partise Demokratike, zoti Basha u kishte premtuar dicka tjeter shqiptareve.
"Dëshiroj ta garantoj Qeverinë e re se ne nuk do t'i japim paqe asnjë minutë, përsa i përket mbajtjes së premtimeve që i kanë bërë qytetarëve. Grupi ynë parlamentar do të jetë në çdo seancë zëri i drejtë, realist dhe i fuqishëm i Shqipërisë opozitare në Kuvendin e Shqipërisë", pati deklaruar Basha.
Por fakt eshte se opozita e sotme po sillet si opozita e djeshme, te cilen e akuzoi pa rreshtur se, bojkoti i saj parlamentar pas zgjedhjeve te 2009-s, demtoi interesat kombetare dhe integrimin europian te vendit.
Sa do ta zgjase Partia Demokratike bojkotin, ne shkelje te premtimit te saj per nje opozite te forte dhe moderne parlamentare? Tani per tani, kryetari Lulzim Basha nuk ka nje pergjigje antibojkot, por nje muaj me pare, ai e shikonte ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike jo nepermjet bojkotit.
Video TCH: http://top-channel.tv/artikull.php?id=265419&ref=fp
Comments
Uou u mbars mali dhe polli
<p>Uou u mbars mali dhe polli nje mi.....mos more, po si more PD na bojkotoka kur deri dje na ishte antibojkot.......boooooooooooooo sa cudi Lul Basha u premtoi shqiptareve kete dhe ate.........Mor zotni, mund te kthehet edhe ndryshe, psh, pse PS ne opozite mund te bojkotoje kurse PD jo?</p><p>Lul Basha ka celsat e kashtes persa i perket gjitheckaje tjeter, pervec Bashkise se Tiranes. Vec kesaj, cfare do qe te thote ne PD, ne rradhe te pare ato i drejtohen antareve te PD, pastaj popullit te mrekullueshem e krenar shqiptar.......Populli krenar shqiptar, mbasi shiti sa mujti vota ke LSI, le te shofi si do t'i mbaje premtimet elektorale PS, se ata e kane ne dore kemboren edhe fyellin dhe ata e luajne muziken pas se ciles populli krenar shqiptare kercen vallen, sa per PD shkon a s'shkon ne parlament, pak rendesi ka. Per cfaredo veprimi ne parlament qeveria socialiste i ka numrat dhe me bollek....ne saje te largpamesise karakteristike shqiptare.</p>
ç'a te bej i shkreti Luli, si
<p>ç'a te bej i shkreti Luli, si e kurdis Saliu ashtu ben</p>
Add new comment