200-vjetori i lindjes së Guiseppe Verdit, mbarë operat e botës kumbojnë këtë fundviti nga veprat e tij

Fakti që prindërit e tij ishin fermerë të thjeshtë dhe nuk interesoheshin për muzikën nuk e pengoi aspak Verdin që t'i përkushtohej plot pasion dashurisë së tij për muzikën. Ai kalonte orë të tëra në çembalon e tij ose ushtrohej në organon e kishës San Michele të fshatit nën drejtimin e mësuesit të fshatit.
Provimi i pranimit për në konservatorin e Milanos në viti 1832,nuk mori dot provimin, sepse interpretimi i tij në piano ishte mos më keq. Më pas pati edhe goditje të tjera të rënda familjare, por goditja më e rëndë ishte pritja me fishkëllima e premierës së operas së tij në Skala të Milanos. Megjithatë Verdi e mblodhi veten dhe gjeti shpejt forca, ra sërish në dashuri dhe me operan "Nabucco" në vitin 1842 arriti suksesin e shumëpritur që e inkurajoi për më tej. Në mesin e shekullit të 19-të Verdi arriti kulmin e karrierës së tij. Brenda dy vjetësh ai kompozoi vepra madhështore si "Rigoletto", "Il trovatore" dhe "La Traviata". Guiseppe Verdit ishte dhe mbeti kompozitori më magjepsës në botë.
Po këtë vit është edhe 200 vjetori i lindjes së kompozitorit të madh gjerman, Wagnerit. Për nder të Verdit dhe Wagnerit operat botërore po ngjitin këto ditë në skenë veprat më të mira të të dy autorëve të shquar.
Zh.
Comments
Keni shkruar gabim titullin e
<p>Keni shkruar gabim titullin e operas. Shqiptohet Nabuko, jo Nabuço (shkruhet Nabucco në italisht dhe është forma e shkurtër e titullit origjinal Nabucodonosor - shqiptohet Nabukodonozor)</p><p>Respekte</p><p>Ilir</p>
Add new comment