Administrata dhe KQZ-ja, sipas OSBE-ODIHR

OSBE-ODIHR prezantoi këtë të enjte raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të konkurrueshme dhe të lira, raporti përfundimtar evidentoi një sërë problemesh serioze, midis të cilëve mosfunksionimin e duhur të KQZ-së, presionin mbi administratë dhe mos-arritjen e cakut ligjor prej 30% të femrave në listat e deputetëve prej tre partive kryesore të vendit, PS, LSI dhe PD.
Për administratën: (citime nga raporti sipas televizionit TCH):
“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe me pjesëmarrje aktive. Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin hapa të tjerë për mos të ushtruar presion ndaj të punësuarve në administratën publike gjatë fushatës. Partia në pushtet përdori mjetet publike dhe administratën për fushatë. Presioni mbi administratën për të votuar partinë në pushtet përpara zgjedhjeve njollosi fushatën
Për KQZ-në:
KQZ ishte e cunguar pas dorëheqjes së 3 anëtarëve dhe dështoi në zbatimin e projekteve për numërimin dhe verifikimin elektronik. KQZ mori një vendim të kontenstueshëm që mediat të përdorin kasetat e partive. Televizioni Publik i dha përparësi dhe tone pozitive partisë në pushtet”. a.n.
Add new comment