Gjergj Frashëri: Vjedhja e ikonave, jo nga trafikantë të rëndomtë, por nga drejtues të lartë të kulturës shqiptare

Postuar në 11 Tetor, 2013 05:32

Pas arretimit para disa ditësh të Gjergj Thimios dhe Arben Spahos, sot bëhët arrestimi i një të treti trafikant arti, të quajtur Artan Pelivan Koçiut, 52 vjeç banues në Tiranë.

Gazeta Shqiptarja.com ka bërë me këtë rast një intervistë me njohësin e trashëgimisë kulturore, Gjergj Frashëri, i cili rrëfen sesi kanë nisur trafiku që në fillimet e vitieve ’90, me grabitjen spektakolare të Ikonostasit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq nga drejtori i IMK-së ‘91-’92 dhe si ato kanë rënë në duar të koleksionistëve e trafikantëve ikonat dhe afresket e grabitura në kishat e Shqipërisë.

“Sipas gjurmimeve të mia në tre vjetët e fundit, thotë Frashërim konstatoj se rreth 40 prej këtyre ikonostaseve janë zhdukur dhe përgjegjës për të gjitha këto vepra kriminale të papara në Evropë është MTKRS-ja dhe IMK-ja. Vazhdimisht kam njoftuar në shtyp e media grabitjen e veprave të historisë së artit nga segmente të ndryshme të këtij vendi. Në një media  tjetër pata kërkuar ndërgjegjësimin e drejtorit të IMK-së A. Baçe dhe mbrojtësit të tij qeveritar Z. N. Ceka, për paaftësinë e IMK-së dhe të Reformës së tyre për mbrojtjen e kishave dhe të ikonave të Shqipërisë.  I kujtova atëherë MTKRS-së, se deri në pranverën e 1990 kanë qenë mbi 12.000 ikona të inventarizuara nga IMK, dhe se, ruajtja e tyre është një detyrim ligjor i këtyre institucioneve, përveçse moral e patriotik. Kjo nuk është bërë deri sot. Mendoj se kjo çështje dikasteriale duhet të administrohet nga një Komision Shpëtimi të Ikonave dhe të jetë një hap në drejtim të Reformës që kemi propozuar, thotë eksperti Frashëri.

Më tej ai sqaron se ka dy tegje, i pari buron nga shkelja direkt e zbatimit të ligjës dhe rregulloreve brenda Republikës, pra është tregu i brendshëm, ku implikohen zyrtarët e institucioneve të larta të kulturës, dhe, i dyti është trafikimi, pra transportimi dhe shitja e tyre në një destinacion dhe nga duar që nuk kanë lidhje me origjinën ku është vjedhur apo grabitur vepra.

 Të plotë intervistën në linkun: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/gjergj-frasheri-ka-dy-tregje-te-zeza-per-ikonat-ne-shqiperi-181713.html#sthash.3vjIY2as.dpuf

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Të gjithë këta që kanë vënë dorë në trashgimëninë tonë të dënohen në maksimum të ligjit pa asnjë lehtësime moshore dhe shoqërore</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.