Pesë kombëtare kërkojnë Adnan Januzajn; il Corriere dello Sport: Do zgjedhë Shqipërinë

Postuar në 09 Tetor, 2013 03:45

Ka lindur në të njëjtën ditë me Neymar-in e Cristiano Ronaldon, më 5 shkurt. Vitin e lindjes e ka të ndryshëm, sigurisht: 1995. Është pra 18 vjeç e gjysmë, dhe në këtë moshë ai shfaqet “më i madh” në historinë e Manchester-it se sa George Best, Wayne Roonie, Ronaldo. Në moshën e tij asnjëri prej këtyre të fundit nuk ka shënuar një dygolësh për Manchester-in në një ndeshje të vetme.

Është fjala për Adnan Januzajn, futbollistin që ka tërhequr reflektorët mbi vete. Por nuk është dygolëshi që e ka vënë në qendër të vëmendjes. As talenti i tij i madh, që premton për një as të ardhshëm. Është një garë që është hapur për të. Klubet e botës duan ta blejnë, por Manchester-i po bën çmos ta mbajë. E sikur të mos mjaftojë kjo, ai po kërkohet nga pesë kombëtare. Duket si e çuditshme, por është tamam kështu. Ai ka lindur nga prindër shqiptarë, të cilët kanë qenë ish-jugosllavë, i ka gjyshërit turq, ka lindur në Belgjikë, jeton prej vitesh në Angli.

Anglezët po kërkojnë ta natyralizojnë e ta bëjnë të tyren. Belgët po bëjnë çmos ta kenë të tyrin për shkak të faktit që ai ka lindur atje. Serbët e turqit janë gjithashtu pretendentë, por nuk kuptohet mirë pse, pasi origjina nacionale e gjyshëve dhe pasaporta e prindërve e një shteti që nuk ekziston më janë një pesë me hiç në këtë debat.

“Në garë” është dhe Shqipëria. Adnan Januzaj që në fakt ka vetëm dy pasaporta, atë belge e dhe atë shqiptare, është duke u menduar. Duket se nuk e lë indiferent ideja për të luajtur për ngjyrat e Shqipërisë, por me siguri sentimentet e tij patriotike rivalizohen nga sentimente të tjera të një natyre profesionale. Të jesh pjesë e kombëtares së Anglisë e Belgjikës nuk është njësoj si të jesh pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Çfarë do të vendosë Januzaj? Askush nuk e di. Dihet që ai ka refuzuar të luajë me skuadrën belge ‘under 19’, gjë që gazeta sportive italiane Il Corriere dello Sport e interpreton në favor të versionit shqiptar. Sipas kësaj gazete pra, djaloshi i artë me origjinë shqiptare, ylli i ri i Manchester United-it, është shumë i ndjellë nga ideja për të luajtur me kombëtaren shqiptare.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vaska (not verified) on

<p>Djalit urime një herë për talentin dhe suksese për karrierën.</p><p>Zgjedhjet e tij, t&#39;i bëjë vetë si di më mirë.&nbsp;</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Do zoti iken nga Manchesteri she shkon te lozi ne Itali me Juven, atehere eshte me elhete te vije me ne, se do jete nen presionin e Lorik Canes dhe Igli Tares ..........Por duhet thene se eshte lojtar i shkelqyer</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.