The Guardian shkruan për Shqipërinë dhe Toni Blerin

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull vendimit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair për të qenë këshilltar i qeverisë shqiptare. Shkrimi i ndërtuar me nota humori ku artikullshkruesi pyet dhe përgjigjet i bën një tablo Shqipërisë, problemeve të saj dhe faktit që Blair ka zgjedhur ta bëjë këtë punë falas - shkruan e perditshmja MAPO
Shkrimi i shoqëruar me një flamur shqiptar nis me pyetje mbi Shqipërinë: “Mosha? Në formën aktuale, 100. Është formuar nga Traktati i Londrës në korrik 1913, që e ndante nga zgjedha Osmane pas shumë shekujsh. Sa shumë shekuj? Nuk e di. Të dhënat në Wikipedia janë të pamasë.”
Ndërsa shkrimi vazhdon me zgjedhjen e Tony Blair për të qenë këshilltar i qeverisë shqiptare, autori shkruan: “ Shpresoj që kjo do të thotë se ai ka ndërmend të jetojë atje, por i përgjigjet : Tani për tani jo, por ai do të ketë një zyrë në Tiranë.” Pyetja e radhës që ngrihet është: “Tingëllon e kushtueshme. Shërbimet e Bler nuk janë të lira”…Por përgjigjia është: “Po tregohesh tepër cinik. Ai nuk do të paguhet dhe zyra do të financohet nga një organizatë ndërkombëtare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur”. a.n.
http://mapo.al/2013/10/08/guardian-ben-humor-blair-shqiperia...
Comments
U dalcin syte... se keni
<p>U dalcin syte... se keni hequr akoma kete shqiponjen e klonuar nga flamuri?!</p>
Kallup i dalcin syte,fajin e
<p>Kallup i dalcin syte,fajin e kemi vete ne qe vazhdojme ta perdorim neper zyra,ambjente publike.</p>
idiot
<p>idiot</p>
Toni Blair eshte ne qeverine
<p>Toni Blair eshte ne qeverine shqiptare si ajo perralla e Ali Babes me 40 hajdute. Sepse vete Blair eshte kryehajdut dhe kriminel nderkombetar.</p>
Add new comment