M. Korkuti kundër P.Shllakut: "fletërrufetë kundër Çabejt", Shllaku ka inatin e gegnishtes

Prej disa ditësh vazhdon në media debati mbi kryqëzimin që kolegët i bënin në vitin 1967 një prej shkencëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Eqerem Çabejt. Ka qenë gazeta dita që e ka ri-hapur çështjen (denoncuar vite më parë nga Brikena Çabej) pasi një nga kryqtarët ka qenë dhe kreu i akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti. Bëhet fjalë për një seri fletërrufesh kundër profesor Çabejt, 46 vjet më parë. Sot,te GSH, z.Korkuti i përgjigjet këtyre akuzave duke thënë se "më 1967, debatet bëheshin ndryshe, jo si sot. Debatet për çështje të caktuara ishin të hapura: që do të thotë se debat i hapur ishte fletërrufeja."
z.Korkuti i përgjigjet edhe Bruno Shllakut, i cili në një intervistë te Dita shpjegon se:
"...Fletë-rrufetë kishin për qëllim të ndikonin sjelljen shoqnore të individëve dhe, në rast mosbindje, ajo shërbente si paralajmim serioz që fill mbas vinte burgimi. Fletë-rrufetë u propaganduen si shfaqje e fundme e mëshirës dhe zemërgjanësisë së regjimit ndaj individëve të paasimiluem dhe të pakonformuem..."
Sa për emrin e z.Korkuti nën ato fletërrufe (Hasan Ceka, i ati i z. Neritan Ceka është nënshkrues,po ashtu) Shllaku thotë:
"Fletë-rrufeja ka disa nënshkrues dhe zotni Korkuti âsht i fundit. Firmatarët e shumtë thonë se ksaj nisme denigruese i vjen era shtab. Dhe kush mund të ishte shtabi? Zotni Korkuti dhe i gjithë trupi akademik do të bâjnë edhe këtë herë atë që dinë me bâ ma mirë: me heshtë në formë mospërfillje: oh, ç’po na bezdisin kto miza! Sepse, në fakt, Akademia shqiptare ka kohë që merret me miza, me punë të vogla, me kumtesa mundësisht sa ma të shkurta, por merret edhe me heshtje që ka qenë veprimtaria e saj kryesore kto dhjetë vjet, të paktën..."
Z. Myzafer Korkuti i përgjigjet Shllakut te GSH,duke e akuzuar se ai nuk mbron Çabejn por 'i djeg' inati i debatit mbi gegnishten:
"Kjo [diploma si Anëtar Korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman] do t'i mjaftonte z. Shllaku përbiografinë time shkencore, por me sa duket,ai nuk e ka hallin as atje, as te 'mbrojtja e figurës së prof. Çabejt', i cili s'ka nevojëpër një gjë të tillë,se me veprën e tij i ka siguruar vetes një vend të palëkundshëm në panteonin e shkencës dhe kulturës shqiptare. Z.Shllaku i djeg mbrojtja institucionale që unë i kam bërë një arritjeje madhore të shkencës dhe kulturës shqiptare, shqipes letrare të njësuar..."
k.c.
Për më shumë,
Intervista e Shllakut:
http://gazetadita.al/dishonoris-causa-kreu-aktual-i-akademis...
Historia e 1967-s:
http://gazetadita.al/akademiku-ose-nje-dishonoris-causa/
Intervista e Korkutit:
(përditësimi sapo të jetë e mundur)
Comments
Lere mos na jep arsyet se
<p>Lere mos na jep arsyet se çfare i djeg apo nuk i djeg Shllakut, por thuaj me mire si eshte kjo puna e fleterrufese. Apo ju te Akademise Tone te Pernderuar e keni bere zakon t'u pergjigjeni pyetjeve me pyetje? C'rrace inkuizitoresh jeni, jeni per meshire...</p>
Ky Korkuti e ka felliqur me
<p>Ky Korkuti e ka felliqur me ato flete rrufete ama edhe ky Shllaku i fandaksur duket.</p><p>vetem nje gje : Cabej nuk eshte nje nder me te medhenjte shkencetare shqiptare, por eshte Me i Madhi pa asnje pike dyshimi. Dhe vertete Cabej nuk ka nevoje per asnje mbrojtje, as te ketij Shkallut. Por e kemi detyrim ta nderojme. E para Akademia e shkencave, e cila do te duhej t'ia ngrinte monument publik para dyerve te saj. </p>
Add new comment