KLD nuk lejon në mbledhje Sokol Çomon. Isaraj: Padrejtësia në vet KLD, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri

Postuar në 11 Tetor, 2013 09:28

Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka akuzuar sot KLD-në se ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ai ka reaguar në lidhje me emërimin e gjyqtarëve, duke e cilësuar këtë një padrejtësi që bëhet nga KLD-ja.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me ndërgjegje të plotë e publikisht, ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se: KLD-ja në këtë rast, po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë. Sot padrejtësia, në vet Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri” , thekson Isaraj, duke shtuar qw ligjet në Shqipëri të mos jenë rrjeta peshkatarësh që shqyhen nga peshqit e mëdhenj e ku ngecin veç peshqit e vegjël.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kur vete Presidenti pranon korrupsionin ne drejtesi, ç&#39;mund te themi ne te tjeret? Une bej pyetjen: Cilet jane te korruptuar zoti President, pasi te flasesh duhet te kesh fakte?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.