Ministri i Jashtëm, Bushati: Shpresojmë të zgjidhim disa çështje me Greqinë, veçanërisht kufirin detar dhe çamët

Postuar në 11 Tetor, 2013 06:09

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shpreh bindjen për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor. Në një intervistë për kanalin AS, kreu i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se shërbimi i jashtëm vuan nga nepotizmi, ndërsa ka paralajmëruar mbylljen e disa ambasadave.

Lidhur me pengesat nga jashtë për marrjen e statusit, siç janë disa probleme që kemi me Greqinë, Bushati i është përgjigjur: “Unë do të mirëpres javën tjetër ministrin e Jashtëm Grek, Venizelos. Kjo është një çështje e rëndësishme, përcaktimi i vijës detare, sikundër ka edhe çështje të tjera të mbartura për fat të keq, një pjesë madje deri diku të vjetra , siç është çështja e ligjit të luftës, çështja e pronave, çështje të minoritetit, mënyra e trajtimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, njohjen e sigurimeve shoqërore. Nuk është sekret të thuhet se ne nuk kemi arritur të adresojmë disa çështje të rëndësishme me Greqinë. Shpresojmë që këto çështje të adresohen.

Zh.

Comments

Submitted by Po,Po (not verified) on

<p>Provojeni dhe ju arrogancen dhe shantazhet e aventurireve greke.Venizellaqisi nuk vjen per mire ne Shqiperi.Ai vjen me listen e kerkesave dhe kushtet qe do ti vere e imponoje Shqiperise,ne kembim te votes &quot;pro&quot; per statusine vendit kandidat ne BE.E kemi humbur kaq shume besimin tek politikanet greke,aq sa edhe ne se flasin dicka drejt, na duhet ta shohim &nbsp;e rishohim &nbsp;disa here e me dyshim,pa le me pastaj per idjotesite qe nxjerin nga goja,sic qe rasti i deklaratave qe bente zv.ministri i jashtem (i &nbsp;ketij kormine) per kishen e Permetit.</p><p>Zoti Bushati,do ta kini shume te veshtire me keta monstra te rregjur per pislleqe dhe poziten teper inferiore me te cilen na katandisi antishqiptari S.Berisha.Per me teper qe Ju personalisht jini leter e bardhe dhe pa ndonje pervoje ne fushen diplomatike.JINI NE PROVE TE VESHTIRE.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.