Doni një gjë të këndshme? Lexoni te Panorama se ç’thotë Gabriel Garcia Marquez për Çmimin Nobel...

Po çfarë thotë në të vërtetë Gabriel Garcia Marquez për Çmimin Nobel në një artikull të botuar plot 33 vjet më parë, që titullohet “Fantazma e çmimit Nobel”. Në këtë shkrim të botuar në gazetën spanjolle “El Pais”, në tetor 1980, përveç anekdotave të shkrimtarëve sjell edhe një vështrim mjaft interesant rreth skenave dhe prapaskenave të këtij çmimi, rreth të vërtetave, mistereve dhe legjendave që qarkullojnë rreth tij? Si fjala vjen, rastet kur fituesit, në përgjithësi, duket se janë të parët që befasohen. Psh, kur dramaturgut irlandez Samuel Beckett ia komunikuan me telefon lajmin e fitimit të çmimit në 1969, ai tha i dëshpëruar: “O Zot, çfarë tmerri!” Pablo Neruda, në vitin 1971, e mori vesh tri ditë përpara se të publikohej lajmi, përmes një informacioni konfidencial nga Akademia Suedeze. Natën tjetër ftoi një grup miqsh për darkë në Paris, ku atëherë ishte ambasador i Kilit, dhe askush prej nesh nuk e mësuam arsyen e festës deri kur gazetat e mbrëmjes publikuan lajmin. “Asnjëherë nuk besoj asgjë, derisa ta shoh të shkruar,” na shpjegoi më pas Neruda me të qeshurën e tij të paarritshme. Pak ditë më vonë, ndërsa hanim në një restorant të zhurmshëm në bulevardin ‘Montparnasse’, u kujtua që ende nuk kishte shkruar fjalimin për ceremoninë që do të mbahej 48 orë më pas në Stokholm. Atëherë ktheu mbrapsht letrën e menysë, dhe pa bërë asnjë ndalesë, dhe pa u shqetësuar nga zhurmat e njerëzve, aty për aty shkroi fjalimin e bukur të kurorëzimit të tij”.
Me të tilla anekdota, qyfyre e tregime të këndshme për çmimin Nobel është mbushur i gjithë shkrimi i Marquez-it, të cilin mund tta lexoni të plotë në linkun: http://www.panorama.com.al/wp-content/plugins/top-10/top-10 addcount.js.php?top_ten_id=181415"
Zh.
Comments
Kam lexuar letren e
<p>Kam lexuar letren e falenderimit te G.G Markez kur mori Nobel per"100 vjet ne vetmi" tek libri autobiografik"Nuk kam ardhur te bej diskutime".I vinte theksin mjerimit te Amerikes Latine perkunder pasurise se saj shpirterore.Di qe vuan nga Alzhemier,zoti qofte me te dhe i bekuar ai Zot qe beri Markez dhe gjeniun e tij!</p>
Nje shprehje qe kam lexuar ne
<p>Nje shprehje qe kam lexuar ne Letren e Lamtumires se Markesit , besoj se duhet ta lexojne gjithe shqiptaret qe te ndryshojne ndjenjat e tyre per njeri tjetrin,por mbi te gjitha duhet ta lexoojne ate shprehje politkanet shqiptare,--Sepse urejtja qe ata gjenerojne per njeri tjetrin ,shprendahet si nje semundje ngjitese qe infekton gjithe shoqerine tone dhe mbi te gjitha te rinjte </p><p>Shprehja thoshte keshtu :.....Shkruaje urejtjen tende ne akull, dhe ktheje ate me fytyre nga dielli...........</p>
Add new comment