Për 9 muaj është përdorur jashtë destinacionit 99.87% e fondit rezervë. Dhe mos i thuaj kësaj “tokë e djegur”?!...

Postuar në 11 Tetor, 2013 13:35

Në Shqip-in e sotëm jepej një llogari e thjeshtë e fondit rezervë e qeverisë Berisha: Në ligjin e buxhetit të shtetit janë parashikuar si shumë për fondin rezervë për t’u përdorur 1 miliardë e 410 milionë lekë. Me vendime të qeverisë për 9 muaj të këtij viti janë përdorur 1 miliardë e 408 milionë lekë, ose 99.87%  të fondit rezervë. Nga shuma e përgjithshme e fondit rezervë të buxhetit më 10 shtator kanë mbetur gjendje vetëm 1.8 milionë lekë ose 0.13 % e shumës!

Po ku janë shpenzuar këto para? Rreth 521 milionë lekë ose 37 për qind e fondit rezervë të buxhetit të shtetit është përdorur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për financimin e shpenzimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Rreth 77.9 milionë lekë ose 5.5 për qind e fondit rezervë i është dhënë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare ndërmjet dy vendimeve të Këshillit të Ministrave për investime. Nga fondi rezervë i përdorur nëpërmjet VKM deri në fund të 9- mujorit është ekzekutuar fondi prej 1 miliardë e 374 milionë lekësh. Kjo pasi deri në këtë periudhë të vitit nuk janë ekzekutuar ende disa VKM. Për të përdorur këtë fond janë marrë 50 vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe shumica e tyre janë  marrë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sa e dhimbshme aq ironike: Nëse ndodh ndonjë emergjencë kombëtare apo problem akut për shtetin, qeveria ka mundësi të nxjerrë nga arka e shtetit vetëm 1.8 milionë lekë (18 milionë të vjetra sipas përdorimit popullor), thotë me të drejtë Shqip.

Zh.

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>cojini ne prokurori ...zagaret!</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>shyqyr qe nuk iku me lufte.Ky ishte tamam mongoli plaçkites,si ia beri me karriken,e morri apo jo?Se e kishte fiksim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.